Kosovë, sulmohetministri Enver Hoxhaj
KOSOVë- Një person i dyshimtë ka sulmuar pasditen e sotme ministrin e Arsimit dhe Shkencave të Kosovës, Enver Hoxhaj. Lajmi bëhet public nga medit kosovare, ndërsa REL i referohet burimit zyrtar të policisë së Kosovës, e cila konfirmoi sulmin fizik ndaj ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Enver Hoxhaj.
“Sulmi është kryer pasditen e sotme në objektin e ministrive (ish-objekti i Rilindjes)”, - sqaron REL.
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, tha se “ministri Hoxhaj është sulmuar nga një person i dyshimtë” dhe se “njësitet relevante të Policisë së Kosovës kanë reaguar në vendngjarje dhe kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin”.
Policia tha se i dyshuari është shqiptar, ndërsa motivet e sulmit po hetohen.
(m.a/BalkanWeb)