Bashkia, lehtesi per celjen e bizneseve
Nje vit me pare, bashkia e Tiranes ne bashkepunim me Bashkine e Romes dhe CARITAS-in mundesoi nje projekt qe do te nxiste rikthimin e emigranteve ne atdhe. Behet fjale per projektin “Welcome again” (Miresevini perseri), qellimi i te cilit eshte riintegrimi social ekonomik i te riatdhesuarve ne Shqiperi, rifutja e tyre ne tregun e punes dhe krijimi i ndermarrjeve te vogla. Perfitues te projektit u shpallen te jene te gjithe emigrantet shqiptare, qe per shkak te mungeses se dokumentacionit te rregullt qe legjitimon qendrimin e tyre ne Itali, jane kthyer nga policia italiane. Por, marreveshja perjashtoi kategorikisht rastet te cilet kane precedente penale ne shtetin italian, per shkak te perfshirjes se tyre ne aktivitet kriminale. Perfitues indirekt jane bashkia e Tiranes, Durresit, Kukesit,Vlores dhe Shkodres. Projekti bazohet ne nje program tre vjecar me nje vlere prej 3 milione Euro, qe po realizohet nga Karitasi Shqiptar. Bashkia e Tiranes eshte partnere ne kete projekt, duke mundesuar kontaktet dhe koordinimin e veprimeve ne zbatimin e projektit W.A.R.M.