“Rreziqet sollen hatane e Gerdecit”
Kryeministri Berisha deklaroi se tragjedia e Gerdecit, te cilen e quajti “hata”, e ndodhur muaj me pare, ka ndodhur si pasoje e papergjegjshmerise njerezore. Qe nga qyteti bregdetar i Durresit, ku ishte per vizite, kryetari i qeverise rikujtoi ngjarjen ku humben jeten 26 qytetare, duke theksuar se kjo ngjarje duhet te hetohet ne menyre te plote per te nxjerre cdo pergjegjesi. Por nderkohe, referuar dhe ngjarjeve te fundit tragjike, ka kerkuar marrjen e masave te menjehershme, per parandalimin e rreziqeve. “Rreziqet shkaktuan hatane e Gerdecit, e cila po hetohet dhe do te hetohet pa asnje medyshje, duke nxjerre cdo pergjegjesi. Por, te grumbullosh qindra tonelata barut ne nje vend, pavaresisht nga se udhehiqesh, deshmon shkallen me absolute te papergjegjesise njerezore”, deklaroi kryeministri ne fjalen e tij. Duke folur edhe per ngjarjen e rende, ndodhur pak dite me pare ne qytetin e Gjirokastres, Berisha deklaroi se, Shqiperia ka nevoje urgjente per qendrim te ri ndaj rreziqeve. Ne kete kuader, kryeministri Berisha theksoi se qeveria qe ai drejtonte po mendonte per nje platforme te re, e cila do te mbronte qytetaret nga rreziqet ne pergjithesi. “Ngjarjet e zhvilluara jane deshmi shume e hidhur e ketij niveli te papranueshem te qendrimit ndaj rreziqeve. Qeveria po ben perpjekje te medha per nje qendrim te ri dhe per nje platforme te re, e cila mbron qytetaret prej rreziqeve ne teresi”, deklaroi Berisha, duke shtuar se Shqiperia ka nevoje urgjente per qendrim te ri ndaj rreziqeve. Keto deklarata te kryetarit te ekzekutivit, erdhen gjate ceremonise se perurimit te njesise se zjarrfikeseve ne Portin e Durresit, nje investim prej 80 milione lekesh. Ne kete ceremoni, kryeministri Berisha kerkoi nga qytetaret te mos ambientohen me rrezikun, por ta denoncojne ate, si njerez te qyteteruar. “Kam nje apel per te gjithe qytetaret e ketij vendi: Te mos ambientohemi me rrezikun, ta denoncojme ate, si njerez te qyteteruar, me pergjegjesine qytetare qe ka njeriu i qyteteruar dhe t’i shmangim rreziqet, sepse nuk i meritojme”, kerkoi kryeministri Berisha nga qytetaret. Duke iu referuar sistemit te dobet te sigurise ndaj rreziqeve qe ka trasheguar vendi yne, kryeministri Berisha deklaroi se, po behen perpjekje te medha per te fuqizuar sherbimin e zjarrfikesve, i cili eshte nje sherbim jetik, jo vetem per te shpetuar jeten e qytetareve, por per te shpetuar pronat, pasurite kombetare. “Ne po bejme dhe do te vazhdojme te bejme perpjekje te medha, per te zgjeruar dhe fuqizuar me tej sherbimin e zjarrfikeseve. Ushtria po krijon nje repart te fuqishem zjarrfikesesh dhe do te kete nje numer te konsiderueshem zjarrfikesesh te reja”, deklaroi kryeministri Berisha. Sipas tij, shtimi i numrit te zjarrefikeseve ne vend, sherben edhe per te parandaluar dhe per te vepruar me shpejtesi ne stinen e veres, kur pyjet ne vend kane rrezik te madh, per t’u perfshire nga flaket. Ne fund te fjales se tij, kryeministri Berisha deklaroi se, qeveria do te beje perpjekje te medha, se pari per te parandaluar rreziqet dhe se dyti per te marre te gjitha masat, sipas sektoreve, per dominimin sa me te shpejte te tyre, kur ato shfaqen. Fatjona Mejdini