E Diel, 1 Nëntor 2026

BE, 1 milione euro per transparencen e fondeve

Bashkimi Evropian do te derdhe nje shume prej 1 milione eurosh ne funksion te kontrollit te brendshem financiar te perdorimit te fondeve publike. Duke permendur faktin se Shqiperia eshte akoma mbrapa me transparencen ne perdorimin e lekeve te taksapaguesve nga institucionet shteterore, Ambasadori i KE-se Helmut Lohan tha se ka nevoje per permiresime ne kete fushe. Pervec mungeses se nje sistemi te forte kontrolli ne kete fushe, ka gjithashtu nje mungese njohurie. “Ndryshimet ne pushtet nuk duhet te cojne ne ndryshime te strukturave dhe personelit te auditimit te brendshem”, theksoi Lohan. Ndersa ministri i Financave, Ridvan Bode, tha se kabineti i tij po drejton reformat dhe e ka rikonfirmuar mbeshtetjen per zhvillimin e metejshem te Kontrollit te Brendshem Financiar te Fondeve Publike, ne Shqiperi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›