E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia, marrëveshje për hipotekat

Problemi i hipotekës për rreth 400 pallate në Tiranë, duket se të marrë një zgjidhje. Sot paradite, në Bashkinë e Tiranës është nënshkruar marrëveshja që pritet t;i japë zgjidhje problemit të hipotekimit të banesave në kryeqytet.

Marrëveshja u firmos kryebashkiaku Basha dhe dy ministrant e kabinetit Berisha, Sokol Olldashi i Tansporteve dhe Eduard Halimi i Drejtësisë.

“Kështu i jepet fund deprivimit të padrejtë nga titulli i pronësisë atyre mijëra familjeve që paguan apartamentet në mirëbesim se ato një ditë do hipotekoheshin dhe do të regjistroheshin si pasuri e tyre. Pas kësaj, 700 milionë euro si shumë kolaterali e këtyre apartamenteve të pahipotekuara, nesër ato do jenë pasuri e qytetarëve por një kolateral i fuqishëm në bankat e Tiranës dhe garanci për rritje ekonomike dhe punësim, tha Basha pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›