E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita pa makina, Basha premton 22 mijë km rrugë për biçikleta

Në ditën pa makina, kryebashkiaku Basha ka mbërritur në Bashkinë e Tiranës hipur mbi biçikletë. Në prononcimin e tij para mediave, Basha tha se dita e sotme është një rast i mirë për të reflektuar mbi pastërtinë e qytetit dhe mënyrën e jetesës. Sot unë mora biçikletën, por nuk kam ku ta vë.

Disa nga arsyet që qytetarët nuk përdorin biçikletat është edhe se nuk kanë ku t`i vendosin, tha Basha, duke premtuar se vitin e ardhshëm, po në këtë datë, do të jenë shënuar mbi 22 mijë km rrugë për biçikleta, në mënyrë që ajo të kthehet në një mjet të preferuar transporti.

Gjithashtu, Basha u angazhua për përmirësimin e transportit publik, në mënyrë që qytetarët të kenë komoditetin e lëvizjes pa u detyruar të marrin mjetin e tyre në çdo rast. Basha tha se përmirësimi i transportit publik dhe krijimi i kushteve të lëvizjes me biçikletë do të ndikojnë edhe në reduktimin e ndotjes në kryeqytet, me qëllim që  që flokët e çiklistëve të mos ndoten më shumë se flokët e automobilistëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›