Bashkia ne projekt rikonstruksioni 12 kopshte
Kryebashkiaku Lulzim Basha i cili inspektoi dje punimet ne kopshtin 1 dhe 40 ne Tirane, shprehu vendosmerine e Bashkise se Tiranes, per t’u ofruar femijeve te kryeqytetit kushte sa me te mira ne kopshte. “Gjithsej, ne qytet po investohet ne 12 kopshte e cerdhe, te cilat jo vetem do te rrisin mundesine e Bashkise se Tiranes, per t’u sherbyer me shume vogelusheve, sipas kerkeses se prinderve te tyre por do te mbylle nje here e mire kapitullin ne keto 12 cerdhe e kopshte, ate te standardeve te parealizuara, ne raport me sherbimin ndaj femijeve, duke siguruar nje standard bashkekohor dhe ne perputhje te plote me normat e BE-se. Keto investime po kryhen nga Bashkia e Tiranes, me buxhetin e saj dhe do te vazhdojne, per te perfunduar ne nje periudhe kohore 3 deri ne 6 muaj. Ne shkurt te vitit te ardhshem, do te kete perfunduar rikonstruksioni, ndertimi, zgjerimi i plote i ketyre 12 kopshteve”, - shpreh Basha.