Karburantet, Prokuroria merr dosjen e inspektimit
Eglantina Nasi
Prokuroria, me ne fund ka ne duar raportin e plote te inspektimit te kryer nga Drejtoria e Pergjithshme e Metrologjise neper pikat e karburantit, mbi sasine reale te shitjeve te ketij produkti ndaj klienteve. Kane qene konkretisht oficere te Policise Gjyqesore, te cilet jane paraqitur dje prane ketij institucioni dhe kane marre prej tij dokumentacionin perkates, i cili do te sherbeje edhe per nisjen konkrete te hetimit nga organi i akuzes mbi abuzimet e mundshme te kryera me shitjen e karburantit ndaj qytetareve. Dhe sic bejne me dije gjate nje prononcimi te posacem per “KJ”, burime zyrtare te Prokurorise, bazuar mbi raportin e lartpermendur, do te filloje edhe hetimi konkret nese kemi te bejme realisht me nje veper penale. “E nese do te evidentohen vertet elemente te nje vepre penale, do te kete me pas edhe ndeshkime”, sqarojne ata. Duke shtuar me tej se hetimi rreth problematikes se mashtrimit me qytetaret, neper pikat e karburantit, duke u shitur atyre me pak sesa paguajne ne te vertete, eshte iniciuar nga vete organi i Prokurorise, edhe pse nuk ka ne fakt nje kallezim penal te kryer rreth saj. “Kjo sepse, kjo ceshtje ka impakt”, sqarojne me tej, burimet zyrtare te organit te akuzes per “KJ”. Ndersa nuk harrojne te permendin as faktin tjeter, se faza e dyte e ketij hetimi do te vijoje pikerisht edhe me thirrjen e eksperteve te Metrologjise, nese vertet do te konstatohen raste te shkeljeve dhe mashtrimeve ne raportin e hartuar prej tyre mbi inspektimin neper pikat e karburantit. Kujtojme sakaq, se drejtoresha e Metrologjise, Kozeta Mesiti, gjate nje citimi per mediat, ka pohuar me pare, se ne lidhje me ndeshkimin e abuzuesve me sasine e shitjes se karburantit, te gjitha rastet jane ndeshkuar me masa administrative.