E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha: Rruga pjese e planit, ecim drejt Tiranes se Madhe

Kryebashkiaku i Tiranes, Lulzim Basha inspektoi dje ecurine e punimeve ne rrugen qe lidh Tiranen me komunen e Farkes. Kjo rruge qe nis nga rrethrrotullimi i Saukut dhe perfundon tek rruga “Agush Gjergjevica”, eshte nje investim i Bashkise se Tiranes, qe ka nisur para disa muajsh dhe qe do te perfundoje brenda fillimit te vitit te ardhshem. Kryebashkiaku Basha ka bere te ditur se kjo rruge do te sherbeje edhe per realizimin e nje objektivi madhor te planit urbanistik, per krijimin e Tiranes se Madhe. Rendesine e kesaj arterie, zoti Basha e ka ndare ne 3 plane. “Pike se pari, kjo eshte nje arterie shume e rendesishme per banoret e kesaj zone, te cilet per nje periudhe 15-vjecare nuk kane pasur asnje segment rrugor te shtruar apo te asfaltuar, ndersa tani do te kene nje rruge te parametrave evropiane, ne sherbim te tyre. Behet fjale per nje komunitet prej te pakten 20 mije banoresh rezidente. Se dyti, rruga do te sherbeje si nje unaze rajonale e pjeses lindore te qytetit te Tiranes dhe komunave perreth, duke lidhur ne kohe te shkurter dhe ne parametra te mire, pa pasur nevoje te futen ne Rrugen e Elbasanit, ne qender te Tiranes, te gjithe pjesen e Farkes, Berzhites, Petreles, Dajtit dhe natyrisht pjesen lindore dhe juglindore te qytetit te Tiranes. Kjo do u sherbeje natyrisht edhe banoreve te Tiranes, perdoruesve te trafikut te qytetit te Tiranes, sepse nepermjet ketij investimi, ne do te shfryjme ne te pakten 30% trafikun hyres, nga pjesa lindore e qytetit te Tiranes”, eshte shprehur Basha. Ai gjithashtu tha se kjo rruge eshte pjese e planit urbanistik per te krijuar nje qytet me shume qendra. “Se treti, kjo rruge do te sherbeje per realizimin e nje objektivi madhor, te planit urbanistik, ate te Tiranes se Madhe ne te cilin perfshihet plani urbanistik i qytetit te Tiranes, plani urbanistik i Farkes dhe i 8 komunave kufitare. Nje “mushkeri” e re, vihet ne dispozicion te qytetareve te Tiranes, liqeni i Farkes i cili do te jete nje tjeter mundesi pushimi dhe rekreacioni per qytetaret e Tiranes. Nepermjet ndertimit te kesaj rruge, koha e mberritjes ne brigjet e liqenit te Farkes dhe pedonales qe se shpejti do te ndertohet aty, nga komuna e Farkes do te jete e barabarte, madje per shume banore me e shkurter, se sa koha e mberritjes ne Liqenin Artificial”, – u shpreh kryebashkiaku Basha. Perfundimi i ketij investimi, sipas zotit Basha con nje hap me tej vizionin per nje Tirane moderne, evropiane, per nje Tirane metropolitane dhe qe ofron standarde bashkekohore per banoret e qytetit.

Ndertimi i rruges Tirane-Farke kushton 187 milion leke

Ndertimi i rruges eshte nje investim i Fondit Shqiptar te Zhvillimit dhe qeverise shqiptare. Prej disa muajsh ka nisur puna per ndertimin e rruges prej 4 km te gjate, qe lidh zonen e Saukut dhe komunes Farke me kryeqytetin. Segmenti rrugor Farke – Rruga e Elbasanit do u sherbeje rreth 20 mije banoreve te njesise nr. 1 dhe 2, ne Bashkine Tirane dhe komunen Farke. Rruga e re eshte financuar nga qeveria shqiptare, BERZH, BEI dhe Bashkimi Evropian, permes fondeve IPA 2010-2011, ne vleren 187 milione leke. Kjo rruge do te jete e gjere 5 metra, do te kete kanalizime, ndricim publik dhe trotuare ne zonat e banuara. Kohezgjatja e punimeve per rikonstruksionin e ketij segmenti rrugor eshte 9 muaj. Sipas kryebashkiakut ndertimi i kesaj rruge do te cliroje 30% te trafikut rrugor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›