E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia padit Dalipin për shpifje

TIRANE- Bashkia e Tiranës, ditën e djeshme ka depozituar një padi për shpifje ndaj këshilltarit të majtë në Këshillin Bashkiak, Aldrin Dalipi.

Objekti i padisë së Bashkisë së Tiranës ndaj Dalipit është detyrimi për përgënjeshtrim të deklaratave dhe detyrimi për pagimin e dëmit pasuror të shkaktuar nga cënimi i dinjitetit në shumën 10 milion lekë të reja. Gjykatësi të cilit i është caktuar kjo çështje për gjykim është Arben Mullaj.
(m.a/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›