Itali, prindërit cojnë në gjyq 16-vjecaren: Të abortojë fëmijën e shqiptarit!
ITALI- Është një histori njerëzore, e mbushur plot me dhimbje, ndodh përtej detit, por në qendër ka një 18-vjecar shqiptar. Ai pret të bëhet baba, nga një 16-vjecare italiane nga Trento (pseudonimi Sara), e cila duket se ka gjithë botën kundër.
Prindërit e saj e kanë cuar në gjyq me qëllim që të abortojë fëmijën e shqiptarit, pasi sic thonë ata ai është “një njeri me të ardhme të pasigurtë”, ndërsa Sara ka zgjedhur t’i kundërshtojë. Ajo ka marrë në dorë frenat e jetës së saj, ka zgjedhur të bëjë rolin e një të rriture, duke deklaruar se do të mbajë fëmijën me çdo kusht.
Pasi kanë provuar çdo mjet për ta bindur të bijën, prindërit e saj kanë mendur se pikërisht një gjykatës do të ndalonte lindjen e foshnjës.
“Ajo është shumë e re, duhet të abortojë”, janë shprehur prindërit, duke i kërkuar gjykatësit ta detyrojë të bëjë një gjë të tillë.
Ata e kanë përshkruar të riun shqiptar kështu “Ai sapo ka mbushur 18-vjec dhe nuk ka pasur kurrë një shtëpi, të paktën jo në Itali. Ka ardhur nga Shqipëria dhe nuk ka pasur kurrë punë, është njeri me precedente të vogla penale. Ai thotë se e do vajzën ndersa ne kemi gjetur shenja dhune në trupin e saj”, deklarojnë ata.
Fabio Biasi, prokurori që ka ndjekur çështjen, shprehet se një abort nuk mund të urdhërohet dhe se ligji nuk e parashikon një gjë të tillë
"Ndërprerja e shtatzanisë është e drejtë, sigurisht nuk mund të bëhet me dhunë”, thotë ai.
Një cështje e komplikuar kjo, që e kemi të vështirë të gjykojmë kush ka të drejtë, por nuk kemi të vështirë të kuptojmë se përsëri një shqiptar është bërë objekt paragjykimi.
(Përshtati Matilda Arapi/BalkanWeb)