Bashkia peme dekorative tek Varri i Bamit
Bashkia e Tiranes ka vijuar mbjelljen e pemeve brenda blloqeve te banimit edhe ne kete prag fundviti. Kesaj here ishte radha e bllokut te banimit Qemal Stafa i njohur ndryshe ne kryeqytet edhe si Varri i Bamit. Ketu pervec asfaltimit dhe sistemit te kanalizimeve bashkia tashme ka krijuar edhe dy lulishte me peme dhe shkurre dekorative.
Edhe ne kete bllok te rindertuar ne do te vazhdojme mbjellje te reja pemesh dhe druresh dekorative per ti bere sa me cilesore mjediset sociale dhe per ta intensifikuar permasen e gjelber - u shpreh kryebashkiaku Edi Rama. Ky bllok banimi i rehabilituar ndodhet ne lindje te qytetit te Tiranes ne Njesine bashkiake nr. 3 dhe ka nje siperfaqe te trajtuar me te gjithe elementet e infrastruktures prej 6.5 ha.
Ne projektin e rehabilitimit te infrastruktures jane trajtuar kanalizimet e ujerave te zeza me nje gjatesi 1.900 ml rrjeti i ujesjellesit me gjatesi 2.100 ml si dhe rrjeti i ndricimit rrugor brenda bllokut. Ne kete bllok eshte parashikuar shtimi i siperfaqeve te gjelbra me 300 cope shkurre dekorative dhe peme te cilat jane kultivuar ne serat e Ndermarrjes se Gjelberimit ne Bashkine e Tiranes.
Kjo nderhyrje sipas kryebashkiakut do te beje te mundur gjelberimin e siperfaqeve perpara pallateve duke i kthyer ne lulishte e sheshe pushimi per te gjithe banoret e zones. Bashkia e Tiranes u kerkon qytetareve mirekuptim per ti mirembajtur keto lulishte me qellim administrimin e perbashket te qytetit dhe rritjen e cilesise se jetes ne komunitet.