E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angela: "Me kerkuan formular qe "te ndihem e sigurte"

Agjensite paralajmerojne klientet qe nuk do kthejne parate e biletave ne raste kthimesh


Angela 24 vjeç eshte e fejuar me nje shtetas italian. Ajo ka planifikuar udhetimin e saj ne Itali per ne daten 24 dhjetor. Dy dite pasi nxorri pasaporten biometrike, shkoi te priste bileten e avionit. Angela tregon per 'Shekullin' qe ne zyren e agjensise ajrore, gjate procedures se mbushjes se biletes, disa here e paralajmeruan qe ata nuk mund te kthenin parate e biletes nese vajza kthehej mbrapsht nga autoritetet kufitare.


"Kur ma perseriten aq shume here, nisa te shqetesohem, - tregon Angela, - i pyeta pse ma thoshin vazhdimisht ate paralajmerim. Me thane qe prisnin kthime te shumta dhe nuk donin te mbanin pergjegjesi per kostot e biletave, shkurt nuk mund te kthenin parate etj".
Angela ka shkuar me pas ne nje agjensi tjeter. "E njejta histori. Me thane qe nuk donin probleme nese me kthenin mbrapsht.


Pyeta nje prej tyre: Ok, po a dini ndonje menyre si te mos me kthejne mbrapsht? E bera pyetjen si me shaka, por pergjigja me erdhi serioze: Ështe nje formular qe e leshojne ne Itali dhe mund ta firmosesh ne Ambasaden Italiane. Me ate nuk te ngacmon kush".


Angela ka telefonuar me pas te fejuarin e saj italian. I ka thene çfare i ndodhi me agjensite ajrore dhe i rrefeu ndjenjen e pasigurise per udhetimin. Ai foli me avokatin e tij ne Itali dhe avokati u lidh me nje zyre emigracioni. Ata i sugjeruan nje formular, te cilin ai e mbushi dhe Angela pret qe ai t'ia nise ne Shqiperi. "Ate formular duhet ta firmose ne Ambasade. Vetem keshtu mund te ndihem e qete. Po pati rradhe, njesoj si me vizat, do pres per vulen.."


 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›