E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia pershpejton afatet projekti i xhamise brenda prillit

Xhamia e re dhe muzeu i harmonise fetare bashkia vendos daten 2 prill per konkursin nderkombetar per projektet

Bashkia e Tiranes ka pershpejtuar ritmin e pranimeve te projekteve per Xhamine e re dhe Muzeut te harmonise fetare. Ne faqen zyrtare te ketij institucioni eshte ndryshuar afati i fundit i aplikimit ne konkurs nga 28 shkurt qe ishte eshte bere ne 21 shkurt pra dje. Ne me pak se nje muaj nga thirrja per aplikim ne konkursin nderkombetar bashkia pritet gjate kesaj jave diten e premte te beje publike listen e studiove pjesemarrese. Shtrengimi i afateve shkon me tej ku sipas njoftimit zyrtar te ketij institucioni mesohet se i gjithe konkursi mbyllet me date 2 prill.

Konkursi

I menduar ne dy faza pranimet per konkursin nderkombetar kane nisur qe ne 28 janar thirrje e botuar ne faqen zyrtare bashkia kishte vendosur afatin e fundit te pranimeve te aplikimeve deri me 28 shkurt nje muaj i plote. Por me sa duket ka ndryshuar mendim rruges pasi vetem disa dite me pare ka nderhyre ne website-in e saj duke vendosur si limit diten e djeshme. Ky shkurtim i afateve ka ardhur i papritur po te mendohet se konkursi eshte nderkombetar dhe projektet mund te vijne edhe nga studio jashte vendit. Keshtu bashkia ka pranuar aplikimet e ardhura ne me pak se tri jave. Pas mbledhjes se aplikimeve te ardhura deri diten e djeshme bashkia e konsideron te mbyllur fazen e pare. Ne daten 25 shkurt diten e premte pritet qe te beje publike listen e pjesemarresve po keshtu te hape siparin e fazes se dyte. Gjate kesaj dite Bashkia e Tiranes do te leshoje nje tjeter thirrje duke kerkuar design-propozimet te projekteve te xhamise se re dhe muzeut te harmonise fetare. Faza e dyte do te zgjate deri me 2 prill date ne te cilen do te zhvillohet konkursi nderkombetar do te behen publike projektet. Design-propozimet do te gjykohen nga nje panel nderkombetar i perbere nga profesioniste me pervoje.

Projekti

Ne duam qe xhamia e re te jete jo vetem nje vend i ritualeve shpirterore ne sherbim te njerezve fetare myslimane por edhe nje pike referimi e nje force magnetike per te sjelle njerezit me afer Zotit besimit dhe vlerave universale te njerezimit. Ne duam xhami te re te jete nje ndertese e hapur duke i ftuar te gjitha komunitetet jo thjesht nje ndertese me dyer te mbyllura te sherbimit ne qytet. Xhamia e re do te jete nje vend i dijes adhurimit dhe kultures duke hapur ate per tu bere nje qender e kultures islame - eshte shprehur kryetari i bashkise Edi Rama ne thirrjen e tij.

I nisur nga fundi i muajit janar kryebashkiaku Rama kerkon qe ky konkurs te zhvillohet sa me shpejt te jete e mundur. Sipas afateve te vendosura nga vete ai parashikohet qe gjithcka te mbyllet brenda muajit prill. Madje ka gjasa qe edhe punimet per keto projekte te nisin menjehere. Tiranes se kthyer deri tani ne nje kantier ndertimi nga punime te nisura jo vetem ne qender por edhe ne rruge te tjera do ti shtohen te tjera punime. Te gjitha keto punime te nisura paksa me ngut dhe vetem dy muaj para zgjedhjeve lokale. Por per kryeqytetasit kjo nuk eshte me cudi pasi cdo dite ata po perballen me ndryshime dhe nisje punimesh ne cdo ane e kend te qytetit. Fakt per kete jane punimet e nisura prej vitit te kaluar ne shesh te cilat duket se do te vazhdojne edhe per nje kohe te gjate. Por se fundmi edhe perurimet e punimeve ne disa rruge te asfaltuara vetem vite me pare si ajo e Rruges se Kavajes dhe Rruges se Durresit.

Kritere per ndertimin e projekteve

Madhesia e siperfaqes se ndertimit eshte 9.000 m.

Muzeu ka nje siperfaqe ndertimi prej 1.650 m2 ku kulmi i muzeut nuk duhet te kaloje 188 m

Xhamia ka nje vend ndertimi 2.500 m2

Vleresuar siperfaqe ndertimi eshte 17.500 m26.500 m2mbi toke 11.000 m2nentokesore

Te dyja ndertesat do te kene nje siperfaqe ndertimi prej 30.700 m2dy mbi dhe nen toke

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›