Haverica e Beyonce’it
Nga Express më 22 shkurt 2011 në ora 10:06
Shqiptarja Rita Ora, pasi ka shënuar kontratën më Roc Nation të Jay-Z dhe është shndërruar në një prej talenteve të reja më të preferuara nga reperi i njohur, ka fituar dhe zemrën e Beyonce, me të cilën duket se janë bërë mike të mira.
Të dyja këngëtaret shpeshherë janë fotografuar bashkë, siç mund ta shikoni dhe në këtë foto, e cila është marrë pas një koncerti të Jay-Z ku e ftuar ka qenë dhe Gwyneth Paltrow.
Beyonce rrallëherë shihet në publik e shoqëruar me talentet e Rock Nation, ndaj dhe na bën të mendojmë se Rita, përveçse e preferuara e Jay- Z, është dhe e preferuara e saj.