E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pagjumësia për Lulunë

Nga Express më 22 shkurt 2011 në ora 10:04

Në Teatrin Kombëtar të Tiranës shumë shpejt do të shfaqet në skenë komedia “Salla e banjos” me regji të Inis Gjonit.

Prej ditësh kanë filluar provat dhe aktoret janë shumë të përkushtuara për të dhënë më të mirën. Vetë Inisi ka treguar për “Bluetooth” se tashmë angazhimi që mbyll ditë-netët e saj mban vetëm këtë emër.

Madje ajo me shaka na thotë se, “më zë gjumi duke menduar për Lulunë”, personazhin kryesor të komedisë. Pjesë e kësaj komedie veç aktoreve të reja por të suksesshme do të jetë edhe ikona e komedisë, Hajrie Rondo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›