Ferri i kolaudimeve në Tiranë, shoferët denoncojnë radhët kilometrike (FOTO)
Tiranë- Që kurse shërbimi i kolaudimit të automjeteve u bë një monopol në vendin tonë, shërbimi ndaj qytetarit dhe korrektësia ndaj tij është në nivele mininale.
Pas muajsh të tërë denoncimesh të vazhdueshme nga qytetarët se ende sot ka vonesa e rradhë të gjata në ofrimin e shërbimit nga firma zvicerane SGS.
Qytetarë të shumtë u ankuan sot pranë Gazetës IDEA për radhët e gjata që janë krijuar, sipas tyre kiloemtrike, në pritje të kolaudimit të automjeteve të tyre.
Ky shërbim u dha me koncension nga qeveria shqiptare 4 vite më parë dhe prej atëherë ankesat kanë vërshuar lumë për përmisim shërbimi e reduktim të abuzimeve. Madje shpesh tenderi është përfolur të ketë qenë klientelist.
Taksa e detyrueshme ligjore e kolaudimit është 1800 lekë, por ndodh që merr gjobë për parregullsi 720 lekë e nëse ende s’je në rregull gjoba shkon 900 lekë…shifër që shtohet me 200-300 lekë sa herë vlerësohen parregullsi të tjera në automjetin tënd.
Në Shqipëri ka 550 mijë pronarë e përdorues mjetesh, shumë prej të cilëve denoncojnë se po zhvaten nga kjo skemë monopoliste e kolaudimit të mjetev motorike që posedojnë.
Ferri i kolaudimeve në Tiranë, shoferët denoncojnë rradhët kilometrike
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 7