Bashkia që e nxiu natën
Diku përpara 7 viteve, Bashkia e Tiranës, që atëherë drejtohej nga Edi Rama, ndërmori disa inisiativa kulturoro-artistike me pjesëmarrje masive të banorëve kryeqytetas, por jo vetëm. E tillë ishte e ashtuquajtura Festa e Pezës që mbahej çdo 16 shtator në fshatin me të njëjtin emër, në përkujtim të ngjarjes madhore për bashkimin e të gjithë popullit shqiptar në një luftë të përbashkët kundër pushtuesve nazi-fashistë. Njerëz të grupmoshave të ndryshme, kryesisht të rinj, nën flakën e zjarreve që imitonin kohën e luftës, kalonin natën në qiell të hapur nën tingujt e fortë të muzikës në atë që u quajt Peza on the Rock.
Kjo festë u pasua rreth dy muaj më vonë nga Nata e Bardhë. Një festë e cila u ofronte të gjithë banorëve dhe vizitorëve të qytetit, një natë të kulturës dhe aktiviteteve, një natë ndërkombëtare, që e lidhte Tiranën, kryeqytetin shqiptar, me disa kryeqytete të botës si: Parisin, Madridin, Amsterdamin. Brukselin, Lisbonën, Miamin etj. Çdo 29 nëntor në Tiranë nisnin festimet të cilat kulmonin në orën 18:00 të pasditës. Një festë e mirëorganizuar nga ish-stafi i Bashkisë ku ndërthureshin mjaft bukur tradicionalja me modernen, me idenë që asnjë hapësirë qendrore e Tiranës të mos mbetej pa aktivitet. Me mijëra njerëz ngado. Kështu, tek Blv.Zog i I-rë do të gjeje artistët që me instrumentat e tyre na sillnin pranë virtuozët më të mëdhej të muzikës klasike botërore; përpara Galerisë së Arteve do gjeje akrobatët e Cirkut dhe Qendrës Kulturore të Fëmijëve që me numrat dhe këngët e tyre gëzonin vogëlushët e pranishëm nën shoqërinë e prindërve aty pranë; tek Ura e madhe e Lanës do gjeje muzikë ritmike nga DJ-të më të mirë; tek Parku Rinia do gjeje karaoke ku gjithsecili, fëmijë a i rritur, kishte mundësinë të provonte zërin e tij; tek lulishtja e Vëllezërve Frashëri do gjeje veteranët që nën flakët e zjarrit e me këngë në gojë kujtonin vitet e luftës dhe diku më tej një video-projektor shfaqte dokumentarë e filma; tek Blloku do gjeje grupet e muzikës Rock dhe Havy Metal; tek sheshi Skënderbej zhvillohej koncerti i madh me këngë të lehta e popullore nga këngëtarët më të mirë të vendit, e kështu me rradhë. Nuk mungonin gjithashtu as ekspozitat dhe aktivitetet e ndryshme sportive. Në orën 20:00, kryetari Rama priste në zyrën e tij, në Bashki, banorët e kryeqytetit e më pas ai dilte rrugëve të Tiranës ku takohej me secilin syresh. Banda Frymore e Qytetit përshkonte të gjithë Bulevardin Dëshmorët e Kombit nën ritmet e muzikës. Po gjatë kësaj Nate të Bardhë jepeshin edhe shumë përqafime për të njohur e të panjohur, me qëllim që askush të mos ndjehej i vetmuar dhe i huaj në qytetin e tij. Klubet, restorantet, diskot dhe pub-et e kryeqytetit gdhiheshin të tejmbushura nga familjarët dhe të rinjtë. Pra me plot kuptimin e fjalës, nga vet shumëllojshmëria e aktiviteteve dhe gjallëria që e përshkonte, Nata e çdo 29 nëntori Zbardhtte, sepse ishin vet njerëzit e shumtë dhe vezullimi i dritave ngado që nuk e linin atë të errët.
Vit pas viti dhe këto dy festa po ktheheshin në një traditë shumë të bukur për kryeqytetin, aq sa Nata e Bardhë filloi të përvetësohej edhe nga qytete të tjera. Kjo festë hyri kaq masivisht në memorjen e njerëzve saqë mund të them se ajo kishte filluar të linte në hije edhe vet datën në të cilën festohej, pra 29 nëntori më shumë po njihej si data e Natës së Bardhë sesa si data e Çlirimit të Atdheut.
Vitet kaluan dhe Bashkia e Tiranës u pushtua nga ata që u erren sytë nga tradita që ngrenë të tjerët; nga ata që edhe rrugën e mrekullueshme pedonale Murat Toptani e inagurojnë duke e propaganduar pacipërisht sikur të ishte puna e tyre, e që tash po mundohen ta shfrytëzojnë për të bërë miliona aty; nga ata që edhe një projekt të gatshëm që modernizonte Qendrën e Kryeqytetit nuk e çuan deri në fund, por e rrëzuan sepse e ka nisë Ai! Kësisoj, nuk mund të prisje tjetër gjë prej këtyre dallkaukëve, që edhe festat duan ti ndryshojnë, sepse edhe këtë e ka ideuar Ai! E lanë në harresë Festën e Pezës dhe mbi të gjitha, bën sikur nuk dinin gjë për Natën e Bardhë. Nuk ndërmorën asnjë inisiativë organizimi e financimi, duke hedhur poshtë, ashtu siç vetëm dinë të bëjnë, një nga të paktat aktivitete ku qytetaria e Tiranës festonte pa asnjë dallim partiak a krahinor. Duhet të vinin këta punëprishës që ta politizonin, e njëherësh, tia mbyllnin derën këtyre festave ku për asnjë moment nuk bëhej politikë. Le ta zëmë për një çast se Festën e Pezës e lidhin me komunizmin dhe për këtë (mos)arsye nuk duan ti japin rëndësinë që padrejtësisht ia heqin. Po Natën e Bardhë, me çfarë ta personifikojmë, meqë edhe këtë nuk e organizuat? Apo edhe këtë festë e quani komuniste meqë festohet çdo 29 nëntor të cilin ju nuk e njihni?! Sa dritëshkurtër, e njëkohësisht, sa të vegjël jeni në shpirtin tuaj katran të zi që mundoheni të bëni paralelizma për të cilat, çdo popull do ndjehej krenar.
Fundja, se keni keq që nuk e festoni! Sepse ju kurrë nuk do ta kuptoni sesi Nata mund të bëhet e Bardhë. Për ju Nata është vetëm e Errët, ashtu siç edhe ju vet jeni në shpirtrat tuaj. Gjetët në Bashki një model që Natën e bënte Ditë, kurse ju e Nxitë atë. Për faqen tuaj të Zezë.
Në fakt, u përpoqën ta imitonin organizimin e Natës së Bardhë, më datë 28, por pa mundur dot të arrinin, as ta masivizonin e as ta zbardhnin atë. Bënë protagonistin për të na treguar se janë patriotë. Dhe patriotin na e bënin pikërisht, Lulzim Basha, firmëtari për dhurimin e ujrave territoriale shqiptare, Greqisë, dhe Shefi i tij, shitësi i pjesës tjetër të aseteve dhe tokave të Shqipërisë. Të ishte gjallë Ismail Qemali me shokë, do ti kishin pështyrë në surrat këta, rrufjan-palopolitikanë. Ai festim që u mundua të organizojë Bashkia e Tiranë me mbështetjen totale të qeverisë, mori ashiqare karakter politik. U munduan në mënyrë të sforcuar që Tiranën ta bënin epiqendrën e festimeve, kur dihet kombëtarisht dhe botërisht që kryeqendra e festimeve është, një dhe vetëm një, VLORA. Duan tia vjedhin Vlorës atë që fati historik ia ka gdhenduar me shkronja të Arta në Altarin e Kombit. Nuk dhanë asnjë financim për kremtimet që u zhvilluan aty. Donin ta injoronin Vlorën me mosprezencën e tyre, qeveritarët e lartë të vendit, por në fakt i bën nder asaj. Sepse, këta qeveritarë, e dinë shumë mirë se në Vlorën e Përbashkimit nuk kanë vend ata që shesin vatanë. Është kjo arsyeja që duan ti rrinë sa më larg Vlorës dhe kanë gjetur Tiranën si një strehë të sigurtë të cilës duan ti japin një meritë të cilën vet historia nuk donte që tia jepte.
Zotërinj qeveritaro-bashkiakë të Tiranës! E dimë sa shumë ju dhimbset Atdheu që po e shisni përditë pjesë-pjesë. I kuptojmë edhe lotët tuaj të krokodilit kur mallëngjeheni në festa të tilla që i organizoni (fatkeqësisht edhe këto keq) në kryeqytet për të cilat, media pro-qeveritare, përpiqet ti propagandojë si mbështetje ndaj Sali-Lulit. Lërjani Vlorës madhështinë e festimeve, ajo është kryeqendra e Pavarësisë, është ajo që duhet të mbledhë brenda saj, të madh e të vogël, pa asnjë dallim politik e krahinor, për ti dhënë kësisoj kuptim, solemnitetit që kjo festë mbart në vetvehte. Kurse Tiranës kthejini Natën e Bardhë, sepse ajo e mirëpr
