Bashkia-qytetarëve: Denonconi rastet e ndërtimeve pa leje
Tiranë- Pas denoncimit nga qytetarët, Inspektorati i Ndërtimit në Bashkinë e Tiranës ka ndërhyrë sot për të prishur një shtesë pa leje në katin e shtatë të një pallati në rrugën Naim Frashëri. Drejtori i Inspektoratit Ndërtimor Florenc Hoxha ka garantuar se me forcën e ligjit, do të goditet çdo tentativë e ndërtimit pa leje.
Duke marrë shkas nga shqetësimet e banorëve të pallatit, ne po ndërhyjmë sot me forcën e ligjit për të goditur këtë objekt, i cili është ndërtuar në kundërshtim me ligjin. Edhe njëherë i garantojmë qytetarët e Tiranës, se ne do të jemi 24 orë në dispozicion të tyre dhe mirëpresim çdo telefonatë apo informacion, në lidhje me ndërtimet pa leje. Gjithashtu, i garantojmë ata se do të godasim çdo ndërtim të paligjshëm që do të bëhet brenda territorit të qarkut të Tiranës dhe të Bashkisë së Tiranës.”- deklaroi Florenc Hoxha.
Ndërtim pa leje