KESH-i garanton qytetarët: Furnizim pa ndërprerje gjatë verës
Tiranë- Kreu i KESH-it, Halit Velaj ka garantuar qytetarët se gjatë sezonit të verës do të ketë energji pa ndërprerje.
Velaj tha se është krijuar në kaskadën e lumit Drin një rezervë hidrike prej 1.5 milionë kilovat orë energji për tu përdorur gjatë periudhës së thatësirës. Gjithashtu, koorporata ka ndërprerë edhe eksportin e energjisë.
Në kaskadën e Drinit, rreth 1,5 miliardë kv e cila na bën optimist, pasi garantojmë sezonin e verës dhe atë turistik pa ndërprerje të energjisë. Furnizojmë CEZ-in në çdo moment me të gjithë sasinë e nevojshme,- tha Velaj.
Ndërsa thekson se nga eksporti i energjisë u grumbulluan rreth 30 milionë euro, të cilat u përdorën sipas tij për të kompensuar 60% të familjeve të prekura nga përmbytjet e hapjes së digave.
Në momentet që ne filluam të eksportojmë atëherë një ndër detyrimet bazë ishte edhe shlyerja apo zhdëmtimi i zonave të përmbytura. Aktualisht është shlyer rreth 60% e dëmshpërblimieve, tha ai më tej.