“Bashkia të hartojë dhe të miratojë në kohë buxhetin e saj për vitin 2010”
Ministri Ridvan Bode sqaron pretendimet e drejtuesve të Bashkisë së TiranësLidhur me njoftimin propagandistik të Bashkisë Tiranës për përdorimin e buxheteve nga njësitë e qeverisjes vendore, Ministria e Financave Ridva Bode deklaron dje se buxheti i vitit 2010 është vënë në dispozicion të gjithë përfituesve nga fondet e autorizuara prej tij që në datën 01. 01. 2010 dhe pagesat për to bëhen pa asnjë lloj kufizimi nga Thesari i cili disponon mjetet monetare në masë të plotë të shumave të programuara në ligjin e buxhetit 2010. Gjithashtu Ministri Bode tha se të gjitha fondet e papërdorura gjate vitit 2009, përfshi dhe grantet konkurruese për njësitë e qeverisjes vendore, janë të trashëgueshme ne masën 100 për qind për vitin 2010 dhe se ato mund të përdoren vetëm nga njësitë e qeverisjes vendore. Bashkia e Tiranës dhe njësitë e qeverisjes vendore që ende nuk kanë miratuar buxhetin e vitit 2010, deri në miratimin e tij, do të shërbehen në degët e thesarit në përputhje me Ligjin Nr. 9936, datë 26. 06. 2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, pra do të autorizohen të kryejnë çdo muaj shpenzime deri në 1/12 e shpenzimeve faktike të buxhetit vendor në vitin buxhetor paraardhës. (neni 37) deklaroi Bode. Ndër të tjera Ministri Bode tha se Bashkia Tiranës dhe çdo njësi e qeverisjes vendore mund të paraqesin në çdo moment dokumentacionin përkatës pranë degëve të thesarit për kryerjen e shpenzime të pa paguara gjatë vitit 2009, në përputhje me pikën e si më sipër. Një tjetër deklaratë e Ministrit të Finacave ishte qe Dega e Thesarit në Tirane dhe në të gjithë vendin nuk kanë penguar, përkundrazi kanë bashkëpunuar dhe ndihmuar përfaqësuesit e qeverisjeve vendore me asistence për mënyrën e zbatimit korrekt të ligjit. Ftojmë Bashkinë e Tiranës që të lerë mënjanë retorikën politike dhe të hartojë dhe miratojë në kohë buxhetin e saj për vitin 2010....