E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me skenarin dhe regjinë e Edvinit u vu dje në skenë grotesku “Vizitë në Dajç e Velipojë”

Vizitat e Edi Ramës, një ditë po e një ditë jo në Shkodër, me gjithë sforcon e tij, nuk po i japin përfitimet e pritshme. Përkundrazi, banorët, i kanë rezervuar Edi Ramës pritje, që lënë shumë për të dëshiruar, përballë pretendimeve të kreut të PS-së. Këtë pritje, jo miqësore, ka pasur parasysh Edi Rama, kur ka zgjedhur, që pas çdo vizite në Shkodër, respektivisht pas çdo pritje aspak miqësore, t’i japë një ditë kohë vetes, për të kuptuar, pse banorët e Shkodrës i rezervojnë pritje jomiqësore.Por, sërish, skenat janë përsëritur dhe banorët e zonave të përmbytura, kanë zgjedhur t’ia përplasin në fytyrë hipokrizinë Edi Ramës.Këtë kanë bërë edhe dje, banorët e Velipojës dhe Dajçit, që, jo s’e e përzunë Edi Ramën, por ia bënë gjendjen të atillë, sa ai të kuptone se ishte i padëshiruar dhe të largohej prej atyre zonave “me bisht ndër shalë”. Por gjithsesi, para largimit, edhe dje ai s’ka ngurruar t’u tregojë banorëve të veriut se është dukshëm më i pasur në leksik, kur vjen puna për përdorimin e sharjeve dhe të fjalëve të pista.Pas kthimit në Tiranë, nën kujdesin e regjisë së tij, ishte kujdesur dje t’i bënte “makiazh”, vizitës aspak miqësore në Dajç e Vlipojë. Për pasojë, televizionet e tij, ishin lodhur shumë dje, të arnonin copa vizitash të kaluara të Edi Ramës në zonat e përmbytura, për t’i bërë “aktuale” me vizitën e tij të dështuar sërish dje, në Dajç e Velipojë. Për pasojë, nga kronika e djeshme të disa televizioneve të Edi Ramës, dukej qartë “dora” e kreut të PS-së, i cili sërish dje nën skenarin e shkruar prej tij dhe regjinë televizive po të tijën, vuri dje në skenë, në mënyrë të përsëritur, groteskun “Vizitë në Dajç e Velipojë”....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›