Edi Rama shmang kryesinë e PS-së, s’do të përballet me kundërshtarët

Të shtunën Asambleja Kombëtare e PS-së, diskutime paradoksale për reformën në drejtësiEdi Rama, vazhdon të demonstrojë për ditë e më shumë, se ai vetë është kreu i një OJQ-je dhe jo i një partie. Këtë zgjedhje ai e bën për një arsye të vetme, sepse e ka më të lehtë të mbajë nën kontroll, atë grup njerëzish, që ende besojnë se janë pjesë e një partie.Në këtë përkujdesje të tij, Edi Rama bën kujdes, të sajojë edhe mbledhje forumesh sa për të diskutuar, “me bazë të gjerë”, sikurse është Asambleja Kombëtare e PS-së, me të vetmin qëllim, që të shmangë forumet vendimmarrëse, sikurse është Kryesia e partisë. Nga ana tjetër, tematika që zgjedh Edi Rama për të diskutuar në këto forume, janë më se qesharake dhe paradoksale. Kështu, ndërsa mësohet se ditën e shtunë, në mbledhjen e saj Asambleja Kombëtare e PS-së, do të diskutojë për reformën në drejtësi, ndërkohë, që disa ligje të rëndësishme, të kësaj reforme, presin prej kohësh në Kuvend, prezencën e opozitës, që duke u bërë pjesë e konsensusit në miratimin e tyre, të jap edhe një kontribut në përmbushjen e kushteve të Shqipërisë, përballë faktorit ndërkombëtar në përgjithësi dhe Bashkimit Europian në veçanti.Këtë gjë, tentativën e Edi Ramës, për diskutime në emër të hartimit të një programi, metodë që kreu i PS-së e përdori para zgjedhjeve të vitit të kaluar, por që asnjëherë nuk u pa ai program i mundshëm, në mënyrë të përsëritur, kryesocialisti ka zgjedhur ta ripërsërisë me sajimin e një mbledhje të Asamblesë Kombëtare të PS-së, këtë herë edhe për të mos krijuar një përballje të tijën me kundërshtarët brenda partisë që ndodhen në një masë jo të vogël në kryesinë e PS-së.Ndërsa në këtë mbledhje të Asamblesë Kombëtare të PS-së, ditën e shtunë pritet që të flasin “specialistët” e drejtësisë dhe anëtarët e forumit, në pjesën më të madhe, duke mos kuptuar pse flitet nuk do të harrojnë të tundin kokat e tyre, e sigurt është që vetëm për bojkotin nuk do të flitet.Sipas të gjitha gjasave, dhe sipas informacioneve nga brenda PS-së, mësohet se në një mbledhje të nivelit të Asamblesë Kombëtare, kundërshtarët e Edi Ramës nuk do të flasin asnjë fjalë, sepse radhën do ta kenë “specialistët” me “power point”-et e tyre, ndërsa militantët, anëtarë të këtij forumi, do të jenë të gatshëm në vigjilencën e tyre, t’ju mbyllin gojën kundërshtarëve të Edi Ramës. ...