E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia tenton të shpallë Korçën qytet ortodoks

28/09/2011  Nga 281 emërtime rrugësh, 56 të intelektualëve myslimanë

KORÇE- Bashkia tenton të shpallë Korçën qytet ortodoks. Nga rreth 281 rrugë që ka qyteti i Korçës, vetëm 56 emra i përkasin intelektualëve të Komunitetit Mysliman, ndërsa 197 emra të tjerë i përkasin besimit ortodoks, kurse 28 emra të tjera kanë emërtime të përgjithshme, si “Kongresi i Përmetit”, “Konferenca e Labinotit”, “Kryengritja e qershorit” etj, ndërsa nuk reflektohen aspak ndryshimet demografike që kanë ndodhur për vite të tëra me radhë dhe veçanërisht gjatë viteve të fundit në qytetin e Korçës. Megjithatë, si do që të jetë e vërteta, përqindja e diferencës mes dy besimeve është tejet e papërfillshme. Kjo e vërtetë tashmë ka filluar të thuhet me zë të lartë si nga ortodoksët, ashtu edhe nga myslimanët. Ka ndodhur kështu jo vetëm për shkak të lëvizjeve demografike, por edhe për shkak të numrit të lindjeve, që gjithnjë ka qenë më i lartë në anën e besimit mysliman. Kjo jo vetëm që nuk është e drejtë, jo vetëm që nuk është e sinqertë dhe dashamirëse, por në të njëjtën kohë ka të gjithë rrezikun për të sjellë probleme në marrëdhëniet mes dy komuniteteve më të mëdha. Imazhi i Korçës si një qytet ortodoks u krijua me shumë këmbëngulje nga drejtuesit e dy partive më të mëdha politike, Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, (arsyet ende janë të paqarta), të cilët që nga dita e parë e demokracisë dhe deri më sot, nuk bënë gjë tjetër veçse për kryetarë bashkie sollën kandidatura të besimit ortodoks. V. Hasani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›