Berisha: Ulem me Ramën për Kodin dhe regulloren, të tjerat janë pazare
28/09/2011 Kryeministri intervistë në “ABC News” me gazetare Sonila Meço
Kryeministri Sali Berisha, i ftuar në studion e lajmeve të ABC News, shprehet se ka ndërmend që të ulet në bisedime me opozitën, vetëm për sa i përket dy pikave, që janë sipas reforma zgjedhore dhe rregullorja e Parlamentit. Në intervistën e tij Kryeministri hedh poshtë çdo kompromis, të kërkuar nga Rama për krerët e institucioneve, që më pas të shkohet në votimin e ligjeve me 3/5-tat, ligje që janë vënë si kritere nga ana e BE-së për statusin e vendit kandidat. Berisha u shpreh se nuk do pranojë as ndryshimet në Kushtetutë, ndërkohë që ka ironizuar kërkesën e Ramës për të hetuar kabllogramet e Wikileaks.
Çfarë u diskutua në takimet tuaja në New York
Së pari rezulton ajo që ne u kemi premtuar shqiptarëve, qeveri e vogël. Jemi ndër dhjetë qeveritë më të vogla të botës. Në supet e biznesit, ne jemi nga vendet që rëndojmë më pak. Këto janë arritje të mëdha për qeverinë. Duhet të kemi parasysh, se janë dhjetëra tregues të tjerë, që ne duhet të bëjmë maksimumin që t’i plotësojmë. Shqipëria fakton, se ka një ekonomi e bazuar në lirinë ekonominë, nuk e njeh krizën, nuk njeh recensionin. Kriza ka përfshirë, tërë botën, tashmë është shndërruar në krizë të eurozonës. Shqipëria ka një treg bankar, tërësisht privat që operon me rregulla të shëndosha. Pra, sistemi ynë bankar nuk u vërsul drejt përfitimeve pa limit. Ne kemi ndër % më të ulëta të kredive të këqija. Ka një rritje, sepse në 2008-2009 ra kreditimi. Ulja e kreditimit sjell dhe rritjen e kredive të këqija. Ka një meritë të veçantë banka qendrore që luajti një rol vendimtar në qëndrueshmërinë bankare të vendit.
Cili do jetë motori i zhvillimit ekonomik?
Projekte konkrete janë shprehur aty, energji turizëm, por edhe minierat kishin shumë interes aty. Presidenti i OPIK tregoi shumë interes për mbështetje të kompanive amerikane në Shqipëri. Është banka që ka mbështet Bechtel. Kapitali amerikan po hyn, dhe unë jam i bindur se në kohë të shkurtër do ketë investime serioze në energji. Shqipëria ka një potencial të madh ujor dhe i ka të favorshme resurset. Pra, në rast se Shqipëria do të shfrytëzojë burimet energjetike, ne do mund të trefishojmë prodhimin aktual nga uji. Por ne kemi potencial të madh erën, energjinë solare, dhe energjinë gjeotermike. Studimet tregojnë se ka potencial. Ka mundësi që 20 hidrocentrale brenda një viti të inaugurohen.
Pritet ndoshta një rishikim i buxhetit, sepse të ardhurat kanë qenë më të pakta.
Të ardhurat janë më të mëdha se vitet e kaluara. Ka disa lëvizje që kanë qenë kontributor kryesor në taksa. Janë kompanitë telefonike. E vërteta është se gjatë këtij viti ato kanë ofruar një ulje çmimesh, dhe kjo ka ndikuar disi në buxhet.
Mund të preken investimet?
Aspak.
Keni deklaruar që prisni vizitën e Obamës?
Më ka premtuar sekretarja e shtetit që do vijë. Presidenti a do mund të vijë tani në fushatë elektorale, apo pas tyre nuk e di.
Axhenda juaj, krahasuar me dy vite më parë ka qenë më e varfër në këtë vizitë...
Krahasuar me dy vjet më parë është 50% më e plotë në çdo aspekt. Sepse dimensioni politik i saj ka qenë më i madhi, se çdo vizitë tjetër në Uashington. Për arsye se veprimtaritë këtë herë ishin 100% më të shumta. Këtë herë janë shumë të pakta vendet që unë nuk jam takuar me krerët e delegacioneve të tyre. Takimet kanë dy çështje, e para është lotimi për Kosovën, dhe së dyti takimet janë paraqitje e kalkut të Shqipërisë, dhe përpjekje për thithjen e biznesit dhe zhvillimin e saj. Kanë qenë takimet më intensive që kam bërë ndonjëherë, e cila kulmoi me mbylljen e bursës së NASDAQ.
Mund të na e shpjegoni votën tuaj për Palestinën?
Qëndrimi ynë ndaj Palestinës nuk ndryshon. Ne jemi për shtetin e pavarur palestinez. Por qëndrimi ynë bazohet së pari në bindjen e thellë se ky është një hap jo produktiv. Sepse nuk është ajo rezolutë që e pengon shtetin e Palestinës. Ky shtet është më i përfilluri në të gjithë botën. Presidenti i tij u prit nga Presidenti Obama, dhe gjithë të mëdhenjtë e tjerë të botës. Së pari, Presidenti Obama, gjashtë muaj më parë shprehu një platformë të re për zgjidhjen e këtij problemi ku theksoi kufijtë e vitit 1967. Së dyti, ky është nga problemet më të vështirë, dhe janë 1 mijë probleme të tjera me Izraelin, dhe kjo s’mund të imponohet me dhunë. Së treti, është siguria e izraelit. Ai ka një të kaluar të hidhur me holokaustin, dhe mos mendojë kush se nuk do njohë njeri atë shtet. Por janë të shumtë ata që firmosin fshirjen nga faqja e dheut të atij shteti, një problem që nuk e ka Palestina. Ne për çështje të sigurisë, qeveria shqiptare do të votojë si shtetet e bashkuara.
Përpara disa ditësh, në një nga mbledhjet e qeverisë keni cituar se problemi është qeveria....
Absolutisht jam i mendimit se problem është qeveria. Qeveria ka detyrë të zgjidhë çështje. Por qeveria nuk mund t’i zgjidhë kurrë ato në rast se nuk analizon se ajo është pjesë e problemit. Në qoftë se ti si qeveritar pranon se qeveria është problemi, është mënyra më realiste për t’i parë gjërat. Se kjo të ndihmon hap pas hapi, dhe të analizosh se je pjesë e problemit dhe duhet të bëhesh pjesë e zgjidhjes.
Cila do të jetë përgjigja për statusin?
Më datë 12 tetor, unë pres mendimin e komisionit evropian, që se di se cili do të jetë. Opozita bllokoi, 2 vjet rresht ligjin me 3/5. Shqiptarët folën më tetë maj me mesazhin më të qartë. Por në historinë e Evropës, është absolutisht unike, një forcë politike që lobon dhe bën fushatë kundër vizave. U përpoq me një kurajë të paimagjinueshme kundër, kanë thënë në Bruksel se do ju vijnë 800 mijë shqiptarë. Dhe pse u morën vizat. Ato u morën sepse nuk kërkonin ligje me 3/5, ndërsa statusi ka 12 kërkesa, 6 prej të cilave janë me 3/5. Rama nxori nga kuvendi deputetët. Opozita ka zgjedhur të bllokojë. Kthehemi para dy muajsh, dhe përcaktoi një seri kushtesh ultimative.
Në parim z.Berisha, a nuk shihet pakti si një shans për zgjidhjen e dialogut?
Unë nuk marr për bazë një paketë që ka brenda vetëm një copë letër ... Zoti Rama ka një problem, ta perceptojë këtë realitet në mënyrë të paimagjinueshme. Nuk mund t’i kërkosh legjislativit të kërkojnë të firmosë një letër siç ishte rasti i letrës për trupën e gjykatës. Nga vendi më i madh i demokracisë Prokuroria është pjesë e ekzekutivit, në Shqipëri është institucion i pavarur. Të pretendosh t’i dërgosh letër prokurores, është e paimagjinueshme. Së dyti, të hetohet Wikileaks. Të garantoj që z.Rama është i vetmi politikan që kërkon këtë. Janë miliona kabllo të ambasadës në inbox. Të bëhesh i vetmi në botë që e kërkon këtë.... Wikileaks kërkohet se ka një kabull, që nuk është botuar për PS-në, dhe Rama ka frikë se e boton. Unë jam në dijeni të përmbajtjes. Tani zoti Rama i përmbahet parimit, që për të fshehur gjënë e vjedhur duhet ta bësh në vendin më të dukshëm. Ai kujton se do i dalë kjo. Por e siguroj, që kjo nuk do ndodhë. Doli dhe diçka për djalin, nga shefi i shtabit, që dukej që ishte e stisur. ǒnevojë kishte t’i thuhej atij, kur kishte një kontratë. Unë i them këtë, që atë kabull që të djeg deri në qiell, mund ta mbash dhe dy vjet, sepse unë skam asnjë punë me të. Refoma zgjedhore, absolutisht po. I them zotit Rama po. Data 8 maj, ka shënuar një kthesë të madhe. Sepse deri në këtë datë, në rast se rekomandimet kishin të bënin vetëm me zgjedhjet e përgjithshme, tashmë kemi rekomandime dhe zgjedhjet lokale. S’na mbetet vetëm se të ulemi dhe të adresojmë këto rekomandime. Në rast se zoti Rama kërkon të ulemi, për këtë ne dakord jemi. Në rast se zoti Rama kërkon ta konsumojë problemin nga Komisioni i Venecias, atëherë le ta kërkojë.
Po në lidhje me rregulloren e Parlamentit, opozita ka kërkuar rregulloren e vitit 2005?
Rikthimet mbrapa, nuk më pëlqejnë kurrë. Çfarë i garantoj unë, urdhëro ne kemi një delegacion që dërgojmë me 50% në PE. Le të marrë atë rregullore, dhe i them zotit Rama, që çdo gjë që nuk shkon në rregullore ta konfrontojmë me atë rregullore. Jam i gatshëm, pikë për pikë. Çdo nen i rregullores që bie ndesh, jemi të gatshëm ta ndryshojmë që nesër. Por s’jam i gatshëm të induktoj metoda sekrete në Parlament. Nuk jam kurrë dakord që unë të kem frikë të nxjerr moralin tim para zgjedhësve. Në rast se rregullorja e PE, ka votimin e fshehtë unë do e votoj pikë për pikë. Por si mund të votohet në mënyrë të fshehtë dekreti. Përderisa Presidenti i dekreton ato, atëherë Parlamenti është i detyruar që t’i votojë ato botërisht. Kushtetuta jonë ose çdo kushtetutë tjetër, votën për Kryeministrin e ka të hapur dhe nominale. Pra, çdo deputet ngrihet në këmbë dhe thotë po ose jo. Unë e garantoj që për sa i përket rregullores, 1 për një si të jetë rregullorja e PE-së. Është një rregullore bashkëkohore, e re. A jeni dëshmitarë ju se si është përdorur ora e debatit. Ajo orë nuk u respektua kurrë, sepse u bë 2 dhe 3 orë, duke ngrënë nga ora e diskutimit të ligjeve. Cila është gjëja më e rëndësishme atje. Bërja e ligjeve.
Ndërkohë që Rama ka propozuar dhe zgjedhjen e krerëve të inat krerët e institucioneve të pavarura me konsensus. Në kohën tuaj, ka qenë shembull zgjedhja e Presidentit Moisiu.
Së pari, e vërteta është që zgjedhja e Presidentit Moisiu, ishte një ultimatum i BE-së, e cila në një rezolutë thoshte se ky Parlament nuk përfaqëson vullnetin e popullit, dhe Presidentit të dalë nga mazhoranca nuk do i njihej asnjë atribut. Ne nuk bëmë gjë tjetër, vetëm se atë që do të bënte çdo opozitë, por më pas ne nuk jemi pyetur kurrë nga opozita e asaj kohe për kreun e KLSH, guvernatorin e bankës. Që të jem i hapur më është kërkuar mendim vetëm për Avokatin e Popullit, për të cilin në atë kohë kam mbajtur qëndrim pozitiv. Në rast se një opozitë kërkon të hapë vende poste për të hapur vende pune, kjo është tiranike. Të thuash që ti më jep mua kryetarin e KLSH për që të jap votën për Gjykatën Administrative, çdo me thënë kjo.
Po në lidhje me ndryshimet në Kushtetutë?
Unë ndjej keqardhje, që zoti Rama pendohet dhe për ndonjë propozim të arsyeshëm që ka bërë. Ne shmangëm krizën, që mos shkonim në zgjedhje për hir të Presidentit. A është normale, që të shkosh në zgjedhje dhe pas 3 zgjedhjesh ta zgjedhës sërish presidentin me 50+1
Pra, Presidenti si do të zgjidhet?
Presidenti do të zgjidhet me këtë Kushtetutën aktuale.
Por ju mund të ndërmerrni nisma për ndryshime në Kushtetutë, për shembull është çështja e kufizimit të imunitetit?
A i beson zoti Rama, Komisionit të Venecias. Ky komision ka një ekspertizë me shkrim ku shkruhet, se ligji për kufizimin e imunitetit është legjitim në rast se votohet me 3/5. Atëherë pse kërkon ndryshime kushtetuese. Nuk ka gjë më jo serioze, se Kushtetuta të bëhet objekt ndryshimi çdo tre vjet, atëherë ajo nuk është Kushtetutë. Kushtetuta s’është statut partie. Kam qenë tetë vjet në opozitë dhe të dalë një shqiptar, dhe të thotë se ti ke dash të marrësh atë post apo këtë post që i takon mazhorancës. Le të dalë njeri dhe të thotë që unë kam dërguar këtë apo atë amendament, për ndryshime në Kushtetutë. Ne i kemi bërë thirrje shqiptarëve mos e votoni atë Kushtetutë, pikërisht për shkak të këtyre mangësive që rregulluam para tre vjetëve.
Pra, ju nuk ndjeni asnjë përgjegjësi për çështjen e integrimit?
Ne nuk mund të themi, se këtë opozitë në këto pozita e vuri mazhoranca, atë e vuri kryetari i saj. Unë do të ndjeja përgjegjësi, në rast se nuk do ta ftoja urdhëro të bëjmë reformën zgjedhore. Para së gjithash është për zgjedhjet. Në rast se unë do i kisha mbyllur derën për reformën zgjedhore, atëherë ajo kishte të gjithë të drejtën të bllokonte. Më jep thotë guvernatorin të votoj ligjet me 3/5-tat. Si nuk qenka Pazar letra e Ina Ramës, si nuk janë pazare kabllogramet e Wikileaks. Çdo të thotë konsensual, o vër këtë guvernator që them unë, ose unë të bllokoj e s’të votoj Gjykatën Administrative.
Le ti kthehemi dhe një herë integrimit, mendoni se do ketë impakt në elektorat mosmarrja e statutit?
Elektorati i njërit e thjeshtë, kanë një logjikë të pastër, dhe gabojnë shumë politikanët kur mendojnë se mund t’i turbullojnë. Procesi i integrimit është një proces që ka të bëjë me një sërë reformash. Rama i ka faktuar se është gati të bëjë gjithçka për bllokimin e tij. Ishin zgjedhjet, e 8 majit zoti Rama i humbi në të katër garat. Nuk ishin të pakët ata që donin t’i linin pushtetin. Nuk pranova, se prej dy dekadash skam pranuar dhe s’pranoj që disa parime t’i shkel. Mund t’i jepja unë bashkinë zotit Rama, në rast se do dëgjoja zyrtarët e huaj, apo të tjerë që më ndërhynin për të. Mund t’i dilja përpara qytetarëve. I qëndrova parimit, të numërohet çdo votë.