E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia:Vokshi shpif,firma s'ka leje ndërtimi

Pas akuzave të deputetes së PD-së Albana Vokshi se kryebashkiaku Rama ka marrë 100 milionë euro në këmbim të një lejë ndërtimi ka reaguar Bashkia e Tiranës.
Zëdhënësi i saj, Florian Serjani tha se firma e ndërtimit "Vision Construction" nuk ka marrë asnjë leje ndërtimi nga Bashkia e Tiranës.
Serjani tha se për këtë shpifje bashkia do t'i drejtohet organeve të drejtësisë.
Sipas tij këto shpifje bëhen për të devijuar vëmendjen e oponionit për keqeverisjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›