E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia: Vokshi shpif, "Vision Construction" s'ka leje ndërtimi


Pas akuzave të deputetes së PD-së Albana Vokshi se kryebashkiaku Rama ka marrë 100 milionë euro në këmbim të një lejë ndërtimi ka reaguar Bashkia e Tiranës.
Zëdhënësi i saj, Florian Serjani tha se firma e ndërtimit "Vision Construction" nuk ka marrë asnjë leje ndërtimi nga Bashkia e Tiranës.
Serjani tha se për këtë shpifje bashkia do t'i drejtohet organeve të drejtësisë.
Sipas tij këto shpifje bëhen për të devijuar vëmendjen e oponionit për keqeverisjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›