Bashkiakët nisin “Tirana 2021”
27/10/2009 Propozohet zgjerimi i kryeqytetit dhe eliminimi i qarkullimit të mjeteve në qendër, më shumë autobus e biccikleta
Plani rregullues pezullohet pas sherrit mes Dritan Agollit dhe Gjergj Bojaxhi
Debate të shumta dhe tone të ashpra deri në kufijtë e fyerjeve personale kanë shoqëruar mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak të kryeqytetit. Pas prezantimit të panoramës së përgjithshme të planit rregullues të kryeqytetit nga administratori i bashkisë Dritan Agolli, mbledhja ka vijuar me diskutime, komente rreth problemeve të ngritura nga anëtarët e këshillit në lidhje me përmbajtjen e planit. Por në kohën që administratori është ulur në panelin për të kthyer përgjigje për disa nga shqetësimet e ngritura, kanë shpërthyer debatet dhe fyerjet personale ndërmjet tij dhe këshilltarit të PD-së Gjergj Bojaxhi. Molla e sherrit në këtë rast është bërë interpretimi dhe diskutimi i këtij plani me grupet e interesit.
Debatet
Gjithçka ka nisur në kohën që administratori Agolli ka shpjeguar se ky plan u përket qytetarëve dhe se është hartuar duke përfshirë edhe mendimin e tyre të marrë gjatë takimeve. Por një gjë e tillë nuk është pranuar nga këshilltari i së djathtës në këshill Gjergj Bojaxhi, i cili ka pohuar se kjo është një gënjeshtër e aparatit të Bashkisë, pasi ky plan është përkthyer nga anglishtja vetëm tre muaj më parë, çka rrjedhimisht dëshmon se ky plan nuk ka pasur kohë për t’u diskutuar me grupet e interesit, ashtu siç pretendon pala e Bashkisë. Por kjo akuzë është kundërshtuar nga Agolli, duke e cilësuar këtë si një plan të interesave të qytetarëve. Kaq ka mjaftuar për nxehjen e gjakrave, për të kaluar më pas në akuza dhe fyerje personale. Ku Agolli i është kundërvënë përfaqësuesit të së djathtës me tone të ashpra duke i kujtuar se është thjesht një nëpunës i shtetit e se asnjë nga përfaqësia e këshillit nuk mund ta fyejë. Debatet dhe polemikat ndërmjet dy palëve kanë vijuar për rreth 15 minuta, derisa kreu i këshillit ka marrë vendim për pezullim të seancës për disa minuta deri në qetësimin e situatës. Por, edhe pse mbledhja pezulluar, debatet nuk patën të sosur deri në boshatisjen e sallës. Më pas gjithçka i është kthyer normalitetit, ku kanë vijuar diskutimet në lidhje me përmbajtjen konkrete të këtij këshilli.
Plani
Pika për planin rregullues të kryeqytetit ishte parashikuar e fundit në listën e vendimeve për diskutim. Pas miratimit në unanimitet të rendit të ditës grupimi i anëtarëve të së djathtës ka propozuar që diskutimi i planit të kalojë në pikën e parë të rendit të ditës, kërkesë e cila është aprovuar nga këshilli pa kundërshtime. Pas këtij vendimi ka nisur prezantimi i planit nga administratori Agolli, ku është shpjeguar nëpërmjet hartave dhe skicave të ndryshme ecuria e zhvillimeve që paraqet ky plan. Konkretisht është parashikuar ngritja e 4 spitaleve të reja, ngritja e 15 poliklinikave shëndetësore, 17 shkollave të arsimit parauniversitar, përmirësimi i infrastrukturës rrugore të atyre ekzistuese si dhe hapja e rrjeteve të reja, të cilat do të normalizojnë situatën e qarkullimit në kryeqytet. Plani rregullues parashikon që deri në vitin 2020 përkundrejt rritjes së numrit të banorëve që do të popullojë kryeqytetin (do të arrijë në 1 milion e 40 mijë), të investohet në hapjen e vendeve të reja të punës dhe ngritjen e infrastrukturës së shërbimeve të nevojshme për rreth 400 mijë banorë të rinj që do t’i shtohen kryeqytetit. Objektivat e planit
Plani rregullues i kryeqytetit përcakton projektet dhe ndryshimet që do të realizohen, duke shtuar jo vetëm gamën e shërbimeve për qytetarët, por edhe sipërfaqen e gjelbër. Kështu, është parashikuar që për 10-vjeçarin që do të vijë të krijohen 175 hektarë gjelbërim. “Zonat e gjelbra do të jenë pole të rëndësishme dhe elemente të rëndësishme të planit rregullues. Plani parashikon 200 mijë vende të reja pune dhe mundësi banimi për 400 mijë banorë të rinj, ndërsa pritet që në vitin 2020 Tirana të ketë 1 milion e 40 mijë banorë. Plani përcakton ngritjen e 17 shkollave, 15 poliklinikave, 4 spitaleve, kampusit universitar si dhe godinave të shumta sociale e dy parqeve, të cilat janë parashikuar të ngrihen në dy zonat periferike të vendit: në Paskuqan dhe në Farkë.”
Kontestimet
Pas prezantimit të këtij plani dhe objektivave të përmbajtura anëtarët e këshillit kanë kërkuar nga zyrtarët e Bashkisë reflektimin e një sërë problemesh, si ndarjen e zonave të reja që do të ngrihen, zhvillimin e zonave ekzistuese, ndotjen e mjedisit, përcaktimin e zonave prioritet. Gjithashtu është kërkuar vëmendje për zbardhjen e planeve për qarkullimin e automjeteve si dhe zgjerimit të rrugëve, duke qenë se do të shtohet edhe qarkullimi (nga 70 mijë që është aktualisht në 300 mijë automjete). Për këtë Bashkia ka parashikuar ndarjen me korsi të veçanta, duke filluar nga periferitë si dhe ndalimin e qarkullimit të mjeteve në të hyrë të qendrës së qytetit, duke u dhënë prioritet lëvizjes së biçikletave dhe këmbësorëve.