Pritet që t’i sjellë ekonomisë më shumë hapësira financimi
27/10/2009 Banka e Shqipërisë kërkon krijimin e Bursës
Nevojat e biznesit dhe ekonomisë në tërësi për financim duhet të plotësohen nëpërmjet një tregu të strukturuar, që mund ta ofrojë vetëm Bursa. Sistemi bankar është ai që luan këtë rol deri më tani, por Banka e Shqipërisë kërkon që autoritetet publike dhe qeveria të shikojnë me prioritet mundësinë e aktivizimin të tregut të kapitalit. Kjo sipas ekspertëve të Bankës së Shqipërisë do t’i sjellë ekonomisë më shumë hapësira financimi. Kërkesa ka ardhur pas mbledhjes së Këshillit të Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë ku u shqyrtua stabiliteti financiar për 4-mujorin e parë të vitit. “Për gjetjen e ekuilibrave më të mirë të zhvillimit edhe në sistemin financiar, do të ishte e nevojshme të hartoheshin politika që do të nxisnin zhvillimin më të shpejtë të sektorit financiar jobankar, që do të mbështesnin krijimin e tregjeve të kapitalit dhe të borxhit për subjektet private”, - thuhet në deklaratën e Bankës Qendrore. Realizimi i këtyre objektivave do të kërkonte paraprakisht forcimin e standardeve të raportimit financiar, plotësimin, saktësimin dhe përmirësimin e zbatimit të kërkesave ligjore për zhvillimin e marrëdhënieve të një biznesi dhe mbrojtjen më të mirë të të drejtave të kreditorëve e të konsumatorëve të institucioneve e të produkteve financiare. “Në terma më praktikë, këto masa do të zgjeronin burimet e financimit për zhvillimin ekonomik, duke ulur relativisht në këtë mënyrë varësinë e tij prej sektorit bankar”, - theksojnë ekspertë të Bankës së Shqipërisë. Gjithashtu është e nevojshme që, duke përfituar prej përvojës së tyre dhe të vendeve që u prekën drejtpërdrejt nga kjo krizë financiare, autoritetet publike që janë përgjegjëse për rregullimin e tregut financiar në vend, duke përfshirë edhe qeverinë, të rishikojnë dhe të përmirësojnë kuadrin e masave për përballimin me eficiencë të situatave të ngjashme në të ardhmen. Veprimet e autoriteteve publike në këtë kuadër, duhet të përfshijnë veprimet për parandalimin, për përballimin dhe për eliminimin e pasojave të krizës financiare. “Secili autoritet publik, duhet të realizojë një vlerësim në lidhje me kapacitetet dhe aftësitë e tij ligjore, financiare, njerëzore dhe teknologjike, për të hartuar dhe për të zbatuar në kohë dhe cilësisht, kuadrin e mësipërm të veprimeve”, - bën thirrje institucioni qendror bankar.