E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkim Dedja ne krye te Kushtetueses presidenti nxjerr dekretin

Nisur nga fakti qe Kuvendi i Shqiperise nuk ka filluar ende procedurat per dhenien e pelqimit dhe mesa duket ky proces do te zgjase deri ne 8 jave sipas ndryshimeve te bera ne Rregulloren e Kuvendit Presidenti i Republikes tashme duke marre pelqimin e njerit prej gjyqtareve aktuale ka vendosur qe sot para largimit per ne takimin e Asamblese se 65-te te Kombeve te Bashkuara te emeroje Kryetarin e ri te kesaj Gjykate deklaroi keshilltari juridik i presidentit Spiro Peci. Kjo deklarate e keshilltarit juridik te presidences i parapriu dekretit te kreut te shtetit i cili emeroi ne mesdite Bashkim Deden si kryetar te gjykates kryesore ne vend.

I mandatuar ne kushtetuese ne maj te 2010 Dedja do te drejtoje kete institucion per 3 vitet e ardhshme duke zevendesuar Vladimir Kriston i cili do te vazhdoje te kryeje detyren e anetarit..

Kryetari aktual i kushtetueses ishte nje prej tre emrave te dekretuar nga presidenti Topi se bashku me Altina Xhoxhaj dhe Vangjel Kosten me 13 maj 2010. Ne daten 20 te po ketij muaji Kuvendi miratoi 2 nga dekretet e Presidentit duke rrezuar kandidaturen e Kostes. Dekreti i se martes i jep fund ne kete menyre akuzave te ketyre 4 muajve per shkelje te kushtetutes nga Presidenti.

Ne kunder pergjigjie te akuza te kryeparlamentares Topalli nje dite me pare dhe te Dhomes se Avokateve pikerisht per kryetarin dhe anetaret e gjykates kushtetuese keshilltari i presidenti njoftoi se per perzgjedhjen e kandidateve jane ndjekur kritere rigoroze ligjore.
Nderkohe ne zyrat e kuvendit qendrojne 4 kandidaturat e per Gjykaten Kushtetuese se bashku me 3 te tjerat per Gjykaten e Larte duke cuar ne 7 numrin e dekreteve qe do te hidhen ne vote keto 2 muaj.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›