E Shtunë, 31 Tetor 2026

12 vjet nga vrasja e Ahmet Krasniqit

Mbushen 12 vjet nga vrasja e ish ministrit te mbrojtjes se Kosoves Ahmet Krasniqi. E cilesuar si nje nga vrasjet me te bujshme pas viti 1990 ne Shqiperi ngjarja e 21 shtatorit te 1998 futet edhe te krimet e pa zbuluara nga drejtesia shqiptare.

Ka qene ora 21.00 kur dy persona me maska i kane zene rrugen Krasniqit dhe e kane qelluar ne koke me pistolete me silenciator. Nje krim qe ato dite ne Tirane nuk beri shume buje se vetem 9 dite me pare ishte ekzekutuar nje nga lidret e PD-se Azem Hajdari dhe perballe ketij krimi vrasja e ministrit te mbrojtjes te asaj qe quhej FARK ne Kosove cilesohej si nje ngjarje me pak e rendesishme. Por tashme qe kane kaluar kaq kohe duket qarte se krimi ka qene me vertet i pa shembull. Ishte koha kur ne Kosove po organizohej rezistenca dhe vetem disa muaj me vone u realizua ajo qe quhet nderhyrja e NATO-s.

Nderkohe perpost kesaj drejtesia shqiptare nisi hetimet ku nje nga pistat kryesore te saj eshte se Ahmet Krasniqi eshte vrare nga sherbimet sekrete serbe te cilat donin te pengonin rezistencen e Kosoves.

MOTIVET E VRASJES
1.Eumlshte vrare nga Sherbimet Sekrete Serbe
2.Eumlshte vrare pasi ka pasur probleme brenda njerezve te rezistences

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›