E Diel, 1 Nëntor 2026

Kompletohet Kushtetuesja Topi emeron edhe kryetarin

Emri i ri qe do te drejtoje gjykaten me te rendesishme ne vend eshte Bashkim Dedja gjer me tani anetar i kesaj gjykate i emeruar disa muaj me pare nga Topi e me pas edhe nga Parlamenti.

Kjo do te thote se kryetari i ri do te shkoje edhe nje here per votim ne Parlament ku me shume gjasa pritet te marre voten pro te maxhorances por gjithsesi kjo te vertetohet pas shqyrtimit nga komisioni parlamentar i Ligjeve dhe me pas votimi ne Parlament.

Keshilltari i presidentit te Republikes Spiro Peci deklaroi para se te publikohej vendimi se presidenti i Republikes para nisjes per ne Nju Jork ka emeruar kryetarin e Gjykates Kushtetuese. Ai theksoi se ky eshte nje proces shume i rendesishem dhe per kete arsye presidentit i ka shqyrtuar me rigorozitet kandidaturat.

Duke shqyrtuar ne teresi kandidaturat per kryetar dhe duke u nisur nga fakti qe Kuvendi i Shqiperise nuk ka filluar ende procedurat per dhenien e pelqimit dhe me sa duket ky proces do te zgjase deri ne tete jave sipas ndryshimeve te bera ne rregullore Presidenti i Republikes tashme duke marre pelqimin e njerit prej gjyqtareve aktuale ka vendosur qe sot para largimit per ne takimin e Asamblese se 65-te te Kombeve te Bashkuara te emeroje kryetarin e ri te kesaj gjykate thuhet ne deklaraten e shkurter per shtyp te keshilltarit Peci.

Nje dite me pare kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli akuzoi presidentin se nuk ka zbatuar afatet kushtetuese per perzgjedhjen e anetareve te Gjykates se Larte dhe asaj Kushtetuese.

Maxhoranca eshte shprehur e gatshme per te mbledhur edhe nje seance te jashtezakonshme po te vinte dhe emri i Kryetarit te Gjykates Kushtetuese. Sic e dini edhe ju prej kater muajsh ka kaluar afati kushtetues i Kryetarit te Gjykates Kushtetuese dhe deri tani nuk ka ardhur akoma u shpreh Topalli.

Pervec Bashkim Dedes deputetet e komisionit te Ligjeve do te shqyrtojne edhe kater emrat e tjere per anetare te Gjykates se Larte. Nuk dihet ende nese ky komision do ti shqyrtoje shpejt apo do te prese periudhen 8 javore aq sa e parashikon rregullorja e Kuvendit.

Kush eshte Bashkim Dedja

Bashkim Dedja njihet si ish-student i Dhjetorit 1990. Ai filloi punen si gjyqtar ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane per tre vjet. Me pas u zgjodh gjyqtar ne Gjykaten e Apelit Durres ku prej me shume se dhjete vitesh mbajti kete detyre. Ne muajin korrik te vitit 2008 Kreu i Shtetit i propozoi Kuvendit dy emra te rinj ne postin drejtues te ILDKP-se te cilet ishin Adriatik Llalla dhe Bashkim Dedja.

Ky i fundit nuk i mori votat e deputeteve te majte per ta drejtuar kete institucion. Ne muajin janar te vitit 2009 Bashkim Dedja bashke me dy gjyqtare te tjere u kontestua nga partite per te qene pjese e Kolegjit Zgjedhor. Ne prill 2010 Presidenti i Republikes e propozon z. Dedja per postin e anetarit te Gjykates Kushtetuese pas te cilit ai mori pelqimin nga Kuvendi ne muajin maj. /Saimir Lleshi/

2010-09-21 1058

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›