Bashkim Fino per ndryshimet ne statut

E shtune 29 Tetor 2011 1430
BASHKIM FINOPas mbledhjes se kryesise Bashkim Fino pjese e grupit te punes zbardh ndryshimet ne statutin e PS qe prekin menyren sesi do te zgjidhet Asambleja e re Kombetare e deri tek forcimi i pozitave e kompetencave te kryetareve te rretheve.
Keshtu asambleja e re do te perzgjidhet tashme me liste nacionale dhe jo ne baze rajoni duke rritur ne kete menyre ne 200 numrin e anetareve. Per deputetet dhe kryetaret e rretheve te cilet jane automatikisht pa votim pjese e asamblese ka pasur dhe kundershti brenda grupit te punes une kam qene i mendimit qe deputetet ti nenshtroheshin votimit dhe jo te hynin automatikesh ndersa kryetaret e rretheve po shprehet Fino. Asgje nuk ka ndryshuar sa i takon penaliteteve per ata qe thyejne rregullat e parashikuara ne statut. Ne kete pike Fino pohon se ne kongres nuk do te kete ndeshkime per zerat kunder ne parti. Ndryshimet do te prekin dhe siglen socialiste e cila nga PSSH do te ndryshoje ne PS per te evituar problemet diten e zgjedhjeve .Nderkohe qe futja ne anetaresine socialiste do te jete e lire .Nje tjeter ndryshim do te jete ndryshimet statusore pritet te kalojne per miratim ne marten ne mbledhjen e asamblese dhe me pas ne kongresin e 5 majit.
Shiko kroniken video
Shiko kroniken video