E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Reagimi i PD brutal PS do vijoje politiken e dores se shtrire

Tirane 30 tetor 2011 NOA- Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka reaguar menjehere pas deklarates se deputeteve demokrate te Komisionit te Ligjeve.

Ne qendrimin e tij Rama shpreh keqardhjen per reagimin brutal te deputeteve te Partise Demokratike ne Komisionin e Ligjeve lidhur me tryezen publike te organizuar nga deputetet socialist mbi drejtesine ne sfiden e integrimit.

Nese mungesa e pales se tyre ne ate tryeze ishte e pajustifikuar ky reagim eshte i pajustifikueshem. Megjithate Partia Socialiste do te vazhdoje politiken e saj te dores se shtrire per te mundesuar integrimin e vendit dhe mosperseritjen e deshtimit dramatik per te treten here shprehet Rama.

Me tej ai shton se se kush e ka pergjegjesine kryesore per dy deshtimet rresht kete e thote qarte Progres Raporti dhe e shpjegoi me nje qartesi te admirueshme ambasadori i Mbreterise se Danimarkes vetem pak dite me pare.

Rama tha se socialistet nuk duan te humbasim energji e kohe me fajesime dhe as te biem ne batakun e sharjeve ku llokocitet perdite politika e qeverise.

Ne duam ta bejme Shqiperine si gjithe Europa. Kemi ofruar nje pakt dhe sdo rreshtim se ofruari ide europianizuese dhe perkushtim patriotik. Shqiptaret le te bejne dallimin. Ky eshte rasti per ti falenderuar te gjithe kontributoret e nderuar te tryezes dhe te gjithe partneret e miqte nderkombetare te cilet iu pergjigjen pa asnje perjashtim fteses se deputeteve tane te Komisionit te Ligjeve per te qene te pranishem vijon fjalen e tij Rama duke theksuar se se shpejti do te publikohet Raporti i Tryezes me kontributet e zgjeruara te te gjithe pjesemarresve.

Me heret gjate dites se sotme deputetet demokrate e kane cilesuar ftesen e socialisteve si te pasinqerte dhe se sipas tyre Rama me pare duhet te kerkonte falje per bllokimin e integrimit te vendit duke mos votuar reformen ne drejtesi.

Ata e kane cilesuar aktivitetin si nje veprimtari propagandistike te kreut te PS-se duke akuzuar edhe nje pjese te perfaqesuesve te drejtesise qe po ndihmojne Ramen per te bllokuar reformat . Sipas tyre Rama kete here bllokimin po kerkon ta realizoje nepermjet veglave te verbra te PS ne gjirin e drejtesise.

Deputetet demokrate te Komisionit te Ligjeve ne qendrimin e tyre u shprehen se rruga e reformes eshte e papajtueshme me shfaqe te tilla te nenshtrimit grotesk te perfaqesuesve apo organeve te drejtesise.

a.y/NOA

Ne foto Edi Rama

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›