E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkim për të zhdukur korrupsioninNga “Kathimerini”Korrupsioni në këtë vend ka marrë përmasa epidemike. Sa herë që shfaqen tituj për skandale ose veprimtari të bandave kriminale, raportimi zakonisht vazhdon me dyshime serioze për korrupsion që impli

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Bashkim për të zhdukur korrupsioninNga “Kathimerini”

Korrupsioni në këtë vend ka marrë përmasa epidemike. Sa herë që shfaqen tituj për skandale ose veprimtari të bandave kriminale, raportimi zakonisht vazhdon me dyshime serioze për korrupsion që implikojnë politikanë, njerëz të afërt me partitë, policë, gardianë burgjesh, punonjës të taksave e kështu me radhë.

Kushdo që mendon se korrupsioni në Greqi është cilësi ekskluzive e një partie politike të vetme, padyshim që është i distancuar nga realiteti.

Dhe po kështu, kushdo që mendon se kjo e keqe mund të shërohet vetëm nga një parti, padyshim duhet të jetë ose naiv, ose arrogant.

Korrupsioni është i rrënjosur thellë në shumë segmente të shoqërisë greke. Pastrimi i sistemit politik dhe ekonomik të vendit nga korrupsioni duhet të jetë qëllim parësor kombëtar për dekadën e ardhshme. Një fushatë e tillë natyrisht do të kërkojë një nivel të lartë bashkëpunimi dhe koordinimi mes të gjithë liderëve të të gjithë spektrit politik.

Alternativa: Korrupsioni do të ketë një faturë të lartë për të gjitha aspektet e shoqërisë, përfshi rritjen ekonomike, nivelin e krimit dhe vlerat shoqërore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›