E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri merr masat për gripin e derritNga Antena brenda familjesLajmet që vijnë nga vendet fqinje për shpalljen e nivelit 6 të alarmit, e kanë bërë Sandrin të bjerë në mendime. Pas weekend-it dhe euforisë së fitores, shëndeti është i vetmi element që

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri merr masat për gripin e derritNga Antena brenda familjes

Lajmet që vijnë nga vendet fqinje për shpalljen e nivelit 6 të alarmit, e kanë bërë Sandrin të bjerë në mendime. Pas weekend-it dhe euforisë së fitores, shëndeti është i vetmi element që të prish terezinë, kur mendon të keqen.

- ǒështë kjo sëmundje që na u shpik tani? - i tha Fevziut. - Se ti lëviz dhe shumë në aeroporte, do na sjellësh ndonjë virus ndonjë ditë. Mos merr ndonjë virus dhe shkove për lesh. Duhet me marrë ndonjë masë.

- Po ç’masë të marrësh këtu? - Me këtë Ministri Shëndetësie që kemi, u ngatërrojnë ilaçet të sëmurëve, jo më të të gjejnë ilaç për grip derri.

- Mirë e ke, duhet hequr kjo Godo. Më tha dhe Fatmiri. “S’mund ta pranoj më dy herë”, - tha. - Ia dhashë sinjalin doktorit, që kur nuk e vura deputete. S’mund të jetë më ministre ajo.

- Ore, ky është halli i Fatmirit, që s’ka lidhje me hallin tonë. Nëse u mbetet republikanëve, më mirë të jetë Godo, se na bie ndonjë nga ata drogaxhinjtë e Beratit apo Fierit Fatmiri, që s’ka nevojë të marrësh më ilaçe, se të vdesin duke qenë shëndoshë e mirë.

- Jo mo, se nuk e lë unë të vërë kë të dojë ai. Nejse, vari leshtë asaj pune, po e kam seriozisht që duhet marrë ndonjë masë, se po e marrim lehtë. Dhe gripi i derrave na duhej. Është dhe turp të vdesësh prej tij mor burrë. Do thonë njerëzit, s’vdiq nga gjithë ato pisllëqe, dhe iku për lesh nga gripi i derrit. E kupton sa fyese është? S’të vjen as njeri te koka e varrit. Do kënaqen këta shk… që s’më shohin dot. Do thonë, mirë iu bë, se e meritonte një vdekje të tillë.

- Po jo mor burrë, - ia ktheu Fevzoja. - Ishalla s’e kemi risk thuaj, po turp nuk është, se edhe jashtë janë sëmurë deri edhe ministra.

- Dëgjo Fevzo, se unë e kam dhe një çikë personale me derrat vetë. Sa inat, më vjen t’ia q… ropt, po unë jam rritur me derrat e s’më zuri asnjë lloj sëmundjeje kur isha i vogël e të më zërë tani. Se ne në Lezhë mbanim të gjithë derra në shtëpi. Unë jam rritur me ta mor burrë, më kanë hyrë dhe në krevat, kur isha i vogël. Edhe kur dilja në oborr me ndonjë fetë bukë, e hanim një kafshatë unë e një kafshatë derri, kemi ngrënë bukë 20 vjet bashkë e s’më gjeti gjë.

- Po jo mor Sandër, se nuk shkon deri aty puna. Do marrë ndonjë masë qeveria.

- Kush do marrë masa, qeveria e k… Kush e ka mendjen tani te gripi i derrave, ata bëjnë ndonjë llogari për lekë. Apo ajo biondja që ka vënë doktori tek ilaçet, as i bie mendja për ne. Doktori që merr vesh, ka punë të tjera, po merret me mandatet që mezi i fitoi. Unë them të blejmë vetë ca vaksina, se shteti nga nëntori ka ndërmend t’i futë, po deri atëherë kam shkuar për lesh.

- Ja i blemë o Sandër, po kush do na i bëjë?

- Unë them të thërrasim këtë Rezart Taçin njëherë, se s’i ka punët mirë. T’i themi, ke porosi nga doktori të blesh një parti me vaksina urgjent, dhe t’ia japësh si sponsorizim fondacionit të Liri Berishës. E blen ai k…, se ka mbush brekët tani, se mund t’i dalë ky horrllëku i ARMO-s, se këta të LSI thonë që kemi 25 për qind pjesë aty. Dhe tani mund t’ia marrin me forcë, se janë në qeveri. Këtë e kemi në dorë, i blen ky.

- Po pastaj kujt do t’ia çojmë? - tha Fevziu.

- Ja japim Elvana Hanës dhe i bëjmë një listë prioritetesh. Në fillim të marrë vaksinën doktori, pastaj familja e tij, pastaj unë e ti, dhe më pas ministrat me radhë.

- Po ça na ngatërron me ministrat mo burrë, se s’janë caktuar akoma.

- Po i caktojmë tani, na plasi trapi, sikur ç’do bëjmë. Një tufë k… janë ata. Ne e bëjmë ligjin. Atij që i japim ne vaksinë, ai bëhet ministër.

- Shiko, bëje si të duash listën, po atë Alibeajn nuk e dua më ministër. Ndryshe do bëj namin.

- Po ç’ke me atë derëziun, bukë e kos do. E ke kapur kot me atë. Hajt se po ia heqim vaksinën.

- Shiko, dhe ky Lul Basha duhet të kthehet te Transporti, se s’ka lezet mor burrë. Ishte aksident ajo që u bë ministër i Jashtëm, duhet te Transporti.

- Po s’ka rëndësi kjo, për listën e vaksinave mjafton të jetë në qeveri. Më thuaj vetëm emrat.

- Po ja, shto Majlindën, Genc Rulin, Olldashin, kësaj Albana Vokshit jepi gjysmë doze, se me pikëpyetje e ka, se i merret burri me naftë dhe ka ca probleme.

- Nejse, po ia japim të plotë njëherë, se më ka bërë ca ndere ajo Moza, vazhdo me të tjerët, kujt t’i japim…?

- Po qe se ke tepër, jepi ndonjë këtij Ferdinand Xhaferrit ta kemi rezervë, një Arben Imamit dhe ndonjë këtij Ridvanit, se atë s’e heq kurrë doktori. Po dhe atij Sherefedinit jepi ndonjë dozë, se diçka do bëhet dhe ai. Atij Jemin Gjanës mos i jep, se ai s’më ka ardhur në emision. Sa u bënë?

- Plot janë, po hajde se i them këtij Taçit të blejë me shumicë, t’i kemi. Shiko dhe ndonjërin që duhet të bëjmë ndonjë punë shpejt e shpejt.

- Ata shikoji vetë Sandër. Unë të thashë vetëm këta që më duhen për emisionin. Ata që të duhen për të qeverisur, futi vetë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›