E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkimet e mia të shumëfishta me Rihanna-në

Ylli i muzikës R&B Chris Brown përgëzoi Rihannan dhe -ish të dashurën e tij Karrueche Tran pasi ato përfunduan problemet e tyre kur u takuan sy më sy në një aheng në Kanë të Francës vitin e kaluar.

Ylli i këngës “Kiss Kiss” ishte duke u argëtuar me modelisten Tran kur ai është ribashkuar me Rihannan, tre vjet pasi ishte dënuar për dhunën e shkaktuar ndaj saj para ndarjes së çmimeve “Grammy” në vitin 2009.

Ata u bashkuan përsëri pasi së bashku shkuan në studio për të bërë një seri të dueteve dhe Brown gjeti veten duke rënë në dashuri me bukuroshen e këngës “Umbrella” derisa ende ishte në lidhje me Tran.

Ai i dha fund lidhjes me modelisten në tetor për të punuar më shumë në ribashkimin me Rihannan, por Brown ka thënë se ishte në një aheng ku do të shkonin Rihanna dhe Tran. Këngëtari kishte frikë se takimi midis rivaleve do të shkaktonte një rrëmujë por ishte befasuar me mënyrën se si “femrat e mrekullueshme” e menaxhuan situatën e komplikuar.

“Isha në një ndejë në Kanë... së bashku me të dashurën time Tran dhe pas 15 minutave u shfaq Rihanna. Kurse unë thashë me vete: ‘E mori dreqi, çfarë do të bëj tani?’ Por a e dini çfarë? Ato ishin shumë mirë. Ato folën me njëra-tjetrën dhe unë isha ‘Huaaa, ju lutem, ju lutem, ju lutem, mos shkaktoni rrëmujë’, por sinqerisht ishte hera e parë, mund të them, që kuptova se ato më donin mua sepse sjelljet e tyre ishin me klas”, kujtoi Brown.

Brown ka mbetur në kontakt me Tran pasi që të dy punojnë në labelin e veshjeve “Black Pyramid” dhe marrëdhënia e tyre profesionale nuk është siç ka qenë më parë”

“Ne jemi në rregull. Shpresoj që të bëhemi edhe më mirë. Unë mendoj se është mirë të shoh se ajo është e lumtur dhe e suksesshme... Ajo ende bën linjën e veshjeve me mua”, shtoi ai./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›