Bashkimi Arikan i kërkon Odingas të zgjidhë krizën

Bashkimi Afrikan i ka kërkuar kryeministrit Kenyan Raila Odinga të udhëheqë përpjekjet e saj për të zgjidhur krizën politike ne Bregun e Fildishtë.
Bashkimi Afrikan tha se zoti Odinga i ishte kërkuar të "ndjeke krizën", një muaj pas votimit të diskutueshem në vend.
Bashkimi dhe organizma të tjerë ndërkombëtarë thonë se Presidenti në detyrë Laurent Gbagbo nuk është fitues legjitim.
Grupi i rajonit ka paralajmëruar zoti Gbagbon me ndërhyrje të mundshme ushtarake në qoftë se ai nuk ia lë vendin Alassane Ouattara, i cili është njohur ndërkombëtarisht si fitues i zgjedhjeve.
Ministri i Brendshëm i Bregut të Fildishtë tha një konferencë shtypi se qeveria e tij do të mirëpresë të tre kryetarët e shteteve të Unionit si vëllezër dhe miq, dhe do dëgjojë mesazhin që ata kanë për të përcjellë".