E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali Pako bombe tek ambasada greke ne Rome

Policia italiane tha se nje pako bombe u gjet sot tek ambasada greke ne Rome.

Policia tha se pakoja nuk shpertheu dhe bomba u caktivizua nga specialistet.

Pakoja bombe gjendet dy dite pasi pako te ngjashme shperthyen ne ambasadat kiliane dhe zvicerane ne kryeqytetin italian. Dy punonjes te ambasadave u plagosen nga shperthimet.

Pjesetare te nje grupi anarkist moren pergjegjesine per pakot bomba te javes se kaluar ndersa per perpjekjet e sulmit te sotem ende nuk e ka marre kush pergegjesine.

Policia ne te gjithe Evropen ka qene ne gatishmeri te larte qe nga sulmi vetevrases ne Stokholm ne fillim te ketij muaji qe vrau autorin e sulmit dhe plagosi dy veta.

Javen e kaluar 12 te dyshuar per terrorizem u arrestuan ne Britani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›