E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sanader te mbahet ne burg deri ne ekstradimin ne Kroaci

Nje gjykate austriake vendosi qe ish kryeministri kroat Ivo Sanader i cili u arrestua ne fillim te ketij muaji afer Salzburgut duhet te qendroje ne paraburgim nderkohe qe pret ekstradimin ne vendin e tij.

Zoti Sanader kerkohet nga Kroacia nen akuzat se ai ishte perfshire ne korrupsion ne vitet 2003-2009 gjate kohes kur ishte kryeminister i vendit. Ai u arratis nga Kroacia ne fillim te ketij muaji pasi prokuroret i kerkuan parlamentit ti hiqte imunitetin. Policia austriake e arrestoi ate nje dite me vone.

Gjykatesi austriak vendosi qe 57 vjecari eshte person qe rrezikon ikjen nga drejtesia. Rasti pritet te rishqyrtohet me 27 janar te vitit te ardhshem.

Ne nje zhvillim tjeter qe lidhet me kete rast policia kroate konfiskoi koleksionin e artit te zotit Sanader gjate nje bastisjeje qe iu be shtepise se tij ne Zagreb.

Agjencia kroate e lajmeve tha se konfiskimi u kerkua nga hetuesit kunder korrupsionit dhe urdherin per kete veprim e ka miratuar e njejta gjykate qe ngriu pasurine e zotit Sanader dhe familjes se tij te ngushte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›