E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkimi Europian, kredi Ukrainës për të paguar Rusinë

Bashkimi Europian dhe institucionet
huadhënëse ndërkombëtare kanë
rënë dakord për një marrëveshje me
Ukrainën për ta ndihmuar
që të furnizohet
në mënyrë më
të garantuar nga
Rusia me gaz dhe
për ta përcjellë atë
sa më në rregull në
vendet e Europës.
Kreditë me vlerë 1.7
miliardë dollarë janë
dhënë në këmbim
të një reformimi të
sistemit të gazit në
Ukrainë dhe një reformimi
në të gjithë
sektorin e gazit. Sipas
burimeve nga
Komisioni Europian,
marrëveshja përfshin ndihmën ndaj
kompanisë kombëtare të gazit të
Ukrainës, "Naftogaz", në mënyrë që
kjo t‘i paguajë një pjesë të borxhit që i
ka Rusisë. Pikërisht ky është sebepi që
Rusia gjen sa herë që ka ndonjë kontradiktë
me Ukrainën ose me Perëndimin
për t‘ua mbyllur
rubinetin e gazit. Në
janar, shumë vende
të Europës Perëndimore
mbetën pa
gaz, pasi Moska dhe
Kievi po ziheshin
me njëra-tjetrën për
çështje pagesash.
Marrëveshja e re do
të lejojë Ukrainën që
të mbushë rezervat
me gaz rus, që përcillet
për në Europë
para dimrit. Presidenti
i Komisionit
Europian, Baroso,
tha se Ukraina kishte
bërë zotime, të cilat do të garantonin
një transparencë nga ana e saj ndaj
europianëve në lidhje me çështjet e
furnizimit me gaz nga Rusia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›