E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lamtumira e Korason Akinos, Presidentes që bashkoi fi lipinasit

Mijëra fi lipinas janë bërë
bashkë, pavarësisht dasive
politike dhe shirave
të furishëm të stinës, për t‘i bërë
nderet e fundit njërës prej grave
më të rëndësishme të historisë së
re të vendit të tyre, ish-presidentes
Korason Akino, e cila ndërroi
jetë dje në moshën 76-vjeçare.
Për pjesën më të madhe të fi lipinasve,
ajo është ikona e gruas
që përmbysi diktatorin Markos
dhe mbështeti demokracinë
në një vend që kishte shpresa
shumë të pakta për liri. Vdekja
e Akinos i ka bërë të gjithë fi lipinasit,
pavarësisht dasive politike
që kanë, të bëhen bashkë dhe të
reflektojnë për trashëgiminë e
mesazhit që ajo përcolli. Akino
erdhi në pushtet në vitin 1983,
pas vrasjes së të shoqit, politikan
dhe lider i opozitës. Uniteti është
diçka e rrallë në vendin tonë, tani
ne e kemi dhe duke i shtuar kësaj
edhe dhimbjen e humbjes, po e
ndjejmë se ndoshta ikja e Korit po
na bashkon ashtu siç na bashkoi
ardhja e saj në politikë", shkroi
sot një e përditshme filipinase.
Funerali i Akinos ka bërë bashkë
të pasur e të varfër, të vjetër e
të rinj, guximtarë dhe apatikë,
burra e gra, ushtarë e civilë. Kryengritja
e popullit, e udhëhequr
nga Akino, përmbysi regjimin
20-vjeçar të Ferdinando Markosit
dhe shërbeu si një frymëzim për
rezistencën jo të dhunshme në të
gjithë globin, përfshi edhe vendet
që ndodheshin nën sundimin komunist
në Europën Lindore. Kori
Akino ishte një fi gurë e dashur në
vendin e saj dhe e respektuar në
të gjithë botën për kurajën e saj
të jashtëzakonshme pas vrasjes
së të shoqit dhe më pas kur ishte
Presidente e vendit. Disa orë pas
vdekjes së Akinos nga kanceri i
shtyllës vertebrale në një spital
të Manilës, fjongo të verdha, që
ishte edhe ngjyra e saj e preferuar,
u përhapën në të gjithë vendin
në makina, pemë e veshjet e
njerëzve. Trupi i saj do të transferohet
të hënën në Katedralen
e Manilas dhe do të qëndrojë aty
deri ditën e funeralit të mërkurën
e ardhshme. Ndërsa makina me
trupin e ish-presidentes ka kaluar
nga spitali në shtëpinë e saj,
njerëzit e kanë përcjellë me lot
në sy dhe me shumë respekt e
admirim. Edhe në vdekje Kori
arriti t‘i bënte bashkë njerëzit.
Presidenca e saj u cenua nga
disa tentativa për grusht shteti,
kryesisht nga klika e ofi cerëve që
kishte përmbysur Markosin dhe
nuk ishte e kënaqur nga mënyra se
si ishte ndarë pushteti në kohën e
Akinos. Pas vrasjes së të shoqit në
aeroport, Akino që ndodhej jashtë
vendit, u kthye aty dhe i priu korteut
më të madh mortor që kishte
parë vendi deri në atë kohë, në të
cilën morën pjesë mbi 2 milionë
veta. Pas një përpjekjeje të gjatë
në opozitë, më 25 shkurt të vitit
1985, ajo u betua si gruaja e parë
Presidente e Filipineve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›