Bashkimi Europian kundër zgjedhjeve serbe në Kosovë
Zëdhënësja e nënkryetares së Komisionit Europian, Catherine Ashton, Maja Kocijançic, ka deklaruar dje në mbrëmje se shpallja e zgjedhjeve serbe në Kosovë nuk është në pajtim me detyrimet ndërkombëtare të Serbisë dhe me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB, raportojnë mediat serbe.
Kocijançiq në një deklaratë me shkrim, siç raporton gazeta serbe Blic, ka thënë se
ajo mendon se zgjedhjet janë një rast që qytetarët e Serbisë të realizojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të vendosin për fatin e vendit të vet.
Mirëpo, Kocijançic ka theksuar se zgjedhjet serbe në Kosovë nuk janë në pajtim me obligimet ndërkombëtare të Serbisë, e sidomos me Rezolutën 1244.
(ar.si/BalkanWeb)