100 vjetori i krijimit të organizatës “Vatra”
Një grup veprimtarësh nga Bostoni po përpiqen të vendosin një pllakë përkujtimore në vendin ku u themelua Vatra, organizata panshqiptare e Amerikës, e cila këtë vit mbush 100 vjet. Në këtë vit jubilar, veprimtarët e Vatrës kujtojnë rrugën e saj të gjatë dhe reflektojnë për rolin që ata mendojnë se kjo organizatë mund të luajë në të ardhmen.
Në vitin 1912, në rrugën Tremont të Bostonit, në ndërtesën me numër 227, ka qenë një kishë, në sallën e së cilës disa shoqata emigrantësh shqiptarë u bashkuan në një federatë, duke themeluar Vatrën, organizatën më të madhe të shqiptarëve të Amerikës. Van Kristo, aktivist i komunitetit, tregon se zonës i janë shtuar ndërtesa të reja dhe shumë pak ka mbetur nga pamja e dikurshme e rrugës. Zoti Kristo e komenton kështu rëndësinë e themelimit të Vatrës.
“Kristo Floqi, Kolë Tromara, Kristo Kirka, takoheshin atje dhe me anë të përpjekjeve, dëshirës së mirë dhe vendosmërisë së këtyre shqiptarëve mjaft besnikë, u bë e mundur të hidheshin bazat e Vatrës dhe Diellit si dhe në një masë të madhe bazat e krijimit të Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikës, që u drejtua nga Fan Noli. Pra, ky vend ka rrënjë të thella historike dhe duhet të përkujtohet, që edhe amerikanët ta dinë. Por kjo ka edhe më tepër rëndësi për të rritur krenarinë e shqiptarëve që jetojnë në Boston.
Sot, Bostoni nuk është më qendra e Vatrës. Disa dekada më parë, zyrat e organizatës u zhvendosën në Nju Jork, me arsyen se atje jeton një numër i madh i shqiptarëve të Amerikës.
Sotir Pani është bir i njërit prej atyre që punuan për Vatrën në Boston. I ati i tij quhej Vasil Pani, një personalitet i shquar i federatës panshqiptare, i cili ishte në Boston kur këtu u themelua Vatra, në vitin 1912.
“Meqë ishte një i ri aktiv dhe e kishte provuar patriotizmin edhe me armë në dorë, tregon zoti Pani, ai u bë sekretar i Shoqërisë Vatra, pastaj arkëtar dhe më 1929 u zgjodh kryetar i saj. Punoi në Vatra me gjithë shpirt, forcoi degët, lidhjet më të mëdha i kishte me Konicën”.
Sipas zotit Van Christo, Fan Noli, Faik Konica dhe patriotët e tjerë meritojnë respektin e vazhdueshëm të të gjithë shqiptarëve në SHBA si dhe kudo tjetër në botë, për atë që bënë në Amerikë sidomos në Boston.
Shqiptarët e atyre kohëve të para, thotë zoti Van Christo, bënë aq shumë për të ngritur një komunitet, gazeta dhe një kishë dhe për ta çuar përpara shqiptarizmën.
“Kjo na mungon shumë sot, jo vetëm në Amerikë por edhe në Shqipëri. Mendoj se kjo është me shumë rëndësi dhe thellë brenda meje unë besoj se ajo ditë do të vijë, e kjo do të jetë një ditë e lavdishme për shqiptarët kudo në botë”.
(ar.si/BalkanWeb)