E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Bamir Topi u shndërrua në kooperativist për të përfituar prona në mënyrë të paligjshme

13-03-2012 / Gazeta 55

UPDATE- Shefi i ekzekutivit, Sali Berisha i është përgjigjur sot akuzave të Bamir Topit, për kthimin e pronave, duke i kujtuar se kjo çështje zgjidhet sipas ligjeve në fuqi. Për kryeministrin Berisha, Presidenti e bëri veten kooperativist për të përvetësuar pronat në mënyrë të paligjshme.
“Ndonjëri që mërzitet nga aktet që lëshohen për pronën i them se janë lëshuar e do lëshohen dhe askush s’duhet të mërzitet. Nëse e ka bërë veten kooperativist për të marrë prona ka bërë gabim fatal ai që ka mashtruar me ose pa dokumente për një gjë të tillë. Mora rastin konkret, nëse është përfituar pronë duke qenë në zemër të qytetit dhe e shpall vetën kooperativist, kujtoj se kooperativë bujqësore në qendër të Tiranës nuk ka pasur kurrë. Ka pasur burg por kooperativë bujqësore asnjëherë”- u shpreh Berisha. Ai ka theksuar më tej se çështja e pronave nuk zgjidhet me klishe apo me urrejtje por me ligje, platforma, alternativa që normalizojnë, vlerësojnë dhe respektojnë . Nuk them që s`ka problem me pronat por është bërë më shumë se kurrë. Ata të cilët në mënyrë superficiale injorojnë këto arritje të errësuar nga pronat që kanë marrë si kooperativistë u them të mos mërziten nga aktet e qeverisë se ajo do vazhdojë punën e saj të çojë përpara zgjidhjen e problemit të pronësisë. Cënon apo jo njeri kjo, ne synojmë tu përgjigjemi problemeve”- tha kryeministri Berisha.
Gjithashtu Berisha iu referua dhe akuzave të PS për reformën në sistemin e shëndetësis. Sipas tij, çmimet e ilaçeve kanë pasur rënie dhe kjo sipas tij falë politikave të ndërmarra nga qeveria. “Politikat tona kanë rezultate në disa aspekte spektakolare në harmonizim me rënien e çmimeve të ilaçeve në vlerat e tregut. Shërbimet kanë rënë për disa artikujt nga 1.4 herë -9.8 herë”- tha ai, ndërsa paraqiti edhe disa produkte të cilat çmimet e tyre kanë pësuar rënie.
Kryeministri vuri në dukje ndërhyrja e qeverisë nuk është për të diktuar tregun, por për të ndaluar abuzimet me çmimet e medikamenteve. “Është një listë e gjatë medikamentesh që kanë pësuar rënie. Ndërhyrja jonë përbën një lehtësi të madhe për buxhetin e familjarëve të të sëmurëve. Kjo përpjekje do të vazhdohet jo për të diktuar çmim por për ti harmonizuar ato ndershmërisht me vlerat e tregut dhe për të goditur çdo spekulim”- deklaroi më tej, kryeministri Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›