E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkimi Evropian shton presionin ndaj Hungarise

Bashkimi Evropian po e shton presionin ndaj Hungarise qe ky vend te kryeje reforma duke thene se ka deshtuar te kontrolloje me efektshmeri deficitin buxhetor.

Ministri i Ekonomise i Bashkimit Evropian Oli Rehn tha sot se qeveria e Budapestit ka deshtuar ti mbaje shpenzimet nen nivelin e kerkuar nga organizata ne 3 per qind te prodhimit ekonomik te vendit.

Nderkohe kryeministri italian Mario Monti bisedoi sot ne Gjermani me kancelaren Angela Merkel lidhur me krizen financiare. Zoti Monti tha se vendi i tij ka nevoje per me teper mbeshtetje konkrete nga Bashkimi Evropian dhe Gjermania ne shkembim te masave te ashpera ekonomike qe ka zbatuar.

Kryeministri italian paralajmeroi se italianet mund te krijojne armiqesi ndaj Evropes dhe Gjermanise ne se nuk shohin rezultat nga masat e ashpera ekonomike. Gjermania ekonomia me e fuqishme Evropiane nga ana e saj ka thene se  nuk ka imunitet nga pasojat e ngardalesimit ekonomik te kontinentit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›