Ukraina shkurton importin e naftës

Ministri i Energjisë së Ukrainës, Juri Boiko tha sot se në vitin 2012 vendi i tij do ta shkurtojë për gjysmë sasinë e gazit natyror.
Në krahasim me vitin e kaluar, kur vendi kishte përdorur 54 miliardë metër kub gaz, Boiko tha këtë vit do të konsumoj vetëm 27 miliardë metër kub gaz.
Shkurtimi nënkupton se Ukrainës do t`i nevojiten vetëm 16 deri në 17 miliardë metër kub gaz.
Ukraina ka nënshkruar kontratë për 33 miliardë metër kub të gazit rus me gjigantin rus, Gazprom, zyrtarët e të cilit kanë deklaruar se Ukraina duhet të paguajë për shumën e përgjithshme që ka nënshkruar kontratën, pavarësisht faktit se a ka nevojë për të apo jo.