E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria e Kosoves kundershton planet e Vetevendosjes per bllokimin e kufirit me Serbine

Qeveria e Kosoves kundershtoi sot ashper planet e levizjes Vetevendosje per bllokimin e vendkalimeve kufitare me Serbine. Levizja Vetevendosje ka paralajmeruar se te shtunen me 14 janar do te bllokoje vendkalimet kufitare me qellim qe sic thuhet te zbatoje masat e ndersjella politike ekonomike e tregtare me Serbine. Ky vendim ishte paralajmeruar para vitit te ri nga shefi i kesaj levizjeje Albin Kurti i pakenaqur me sic eshte thene moszbatimin e mocionit te Parlamentit te Kosoves per masa te ndersjella me Serbine.

Levizja Vetevendosje nga 14 janari do te punoje ne zbatim te ketij vendimi nepermjet bllokimit te pikave kufitare me Serbine tek Dheu i bardhe dhe ne Merdare prej nga me mijera kamione na hyjne per cdo muaj dhe bejne qe ne te kemi nje deficit te tmerrshem tregtar me Serbine qe nuk na e njeh pavaresine nuk na ka kerkuar falje nuk na i kthen trupat e te pagjeturve nuk na i dorezon kriminelet serbe te luftes vazhdon shtypjen dhe diskriminimin ne Lugine te Presheves dhe ne kushtetuten e se ciles shkruan se Kosova eshte pjese e Serbise ka deklaruar zoti Kurti.

Drejtuesit e kesaj levizjeje thone se kjo eshte proteste edhe kunder qeverise se Kosoves per shkak te sic thuhet shperfilljes qe ajo u ben interesave te vendit.

Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci kundershtoi sot fuqishem keto plane duke i cilesuar ato si veprime qe bien ndesh edhe me aspiratat integruese te Kosoves dhe nuk perkojne me traditen e popullit te Kosoves. Nuk perkon as me traditen e formulimit Vetevendosje por me formulimin vetefundosje definitivisht dhe as kuq e zi por po e perseriti kryeministrin Sali Berisha faqezi theksoi kryeministri Thaci.

Ai nenvizoi se ardhmeria e Kosoves nuk eshte ajo e barrikadave. Perspektiva e shtetit te Kosoves eshte ne integrim e jo ne barrikade. Veprimi i dhunshem kunder institucioneve legjitime te Kosoves ka qene dhe eshte i papranueshem per te gjitha institucionet por edhe per te gjithe qytetaret e Republikes se Kosoves tha kryeministri Thaci.

Plani i levizjes vetevendosje qe eshte mbeshtetur nga disa organizata jopolitike nuk eshte perkrahur nga partite ne opozite te cilat kerkojne zgjidhjen e ceshtjeve ne rruge institucionale. Nderkaq Levizja per Bashkim e cila ishte pjese e koalicionit me Vetevendosjen ne zgjedhjet e fundit terhoqi verejtje sot se sic thuhet perplasjet deri ne armiqesi te forcave politike qe veprojne ne Kosove jane te demshme jo vetem per qytetaret e Kosoves por per mbare kombin shqiptar duke shfaqur shqetesimin per mundesine e shkallezimit te situates me 14 janar.

Drejtuesit e levizjes Vetevendosje te cilet kane kerkuar mbeshtetjen edhe ne Tirane vleresojne se sic thuhet bllokimi i Serbise forcon kombin shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›