Bashkimi kërcënon Prishtinën

Të mërkurën mbrëma në palestrën sportive Sezai Surroi në Prizren, do të zhvillohet ndeshja derbi e xhiros së tetë e TechnoMarket Superligës së Kosovës në basketboll, ndërmjet Big Brother Bashkimit dhe Sigal Prishtinës.
Të dyja këto skuadra cilësohen si pretendente kryesore për ta fituar titullin e kampionit. Po ashtu, të dyja këto ekipe i ndajnë dy pozitat e para të tabelës së klasifikimit me vetëm një pikë dallim.
Prizrenasit synojnë që para publikut të tyre tia shkaktojnë ekipit prishtinas humbjen e parë të stinorit dhe në këtë mënyrë ti hakmerren Sigal Prishtinës për humbjen e parë që ia pati shkaktuar ekipit prizrenas në xhiron e parë të kampionatit.
Ne kemi humbur nga Prishtina në xhiron e parë. Ndërsa, menjëherë loja jonë është përmirësuar dukshëm dhe po kalojmë nëpër një formë të mirë. Do të luajmë si vendas dhe do të mundohemi ta shfrytëzojmë këtë rast që ta mposhtim Prishtinën. E kemi analizuar lojën e tyre dhe me përkrahje të publikut tonë, besoj se do të fitojmë, deklaroi për Express, kapiteni i prizrenasve, Artan Kurti.
Në anën tjetër, basketbollisti në formë i Prishtinë, Granit Rugova është shprehur optimist se skuadra e tij do të mbetet e pamposhtur edhe pas ballafaqimit me portokallinjtë.
Jemi përgatitur maksimalisht, si fizikisht, ashtu edhe nga ana psikike. Nëse e aplikojmë lojën që e kemi ushtruar gjatë stërvitjeve, besoj se do të fitojmë. Do ta japim maksimumin për fitore. E di se nuk do ta kemi të lehtë, sepse edhe Bashkimi është përgatitur për fitore. Prandaj, mendoj se fituesi do të dihet vetëm në sekondën e fundit të ndeshjes, dhe ajo besoj që do të jetë Prishtina, tha Rugova për Express.
Sigal Prishtina është e para me 14 pikë të tubuara dhe në shtatë ndeshjet e deritanishme i ka realizuar po aq fitore. Kurse, Big Brother Bashkimi është i dyti në tabelën e klasifikimit me 13 pikë të mbledhura dhe deri më tani e ka pësuar vetëm një humbje.
Po të njëjtën ditë, në Mitrovicë takohen dy rivalët e tjerë të vjetër, Trepça dhe Peja.
E mërkurë
Trepça Peja 18:00
BB Bashkimi S. Prishtina 19:00
E enjte
Drita K. EuroSport 18:00
E premte
Kosova Bambi 18:00