E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhgënjen Shqipëria U-21

Përfaqësueses U-21 të Shqipërisë, nuk i kanë mjaftuar përforcimet nga Kombëtarja A, për ta mposhtur Bjellorusinë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2011.

Kuqezinjtë u mposhtën në stadiumin Niko Dovana të Durrësit 1:2 nga bjellorusëtm të cilët kaluan në avantazh në minutën e tetë me anë të Skavysh, i cili dyfishoi shifrat vetëm pas 28 minutash.

Ekipi i selektorit Artan Bushati, edhe pse kishte marrë katër lojtarë nga Kombëtarja A, Samir Ujkanin, Jahmir Hyken, Emiliano Vilën dhe Franc Veliun, nuk arriti të bëjë më shumë sesa të shënojë një gol nëpërmjet Roshit, në minutën e 76-të.

Përveç portierit kosovar, Samir Ujkani, në këtë përballje luajti edhe Ahmed Januzi. Sulmuesi i ekipit ukrainas, Vorskla, në fushë u inkuadrua në minutën e 33-të, pasi zëvendësoi Karabecin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›